Rigels Seliman
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka kujtuar masakrën Libofshës 30 vite më parë duke treguar fytyrën e vërtetë të atyre që sot krijojnë kaos, përplasje e rrëmujë më 11 korrik. Koçi, në përgjigjen e tij bën direkt Sali Berishën teksa kujton me detaje se si në ditën e zgjedhjeve, viti 1994, gjithçka u përgjak dhe njerëzit e masakruan. Sipas tij, Berisha urdhëroi bandat, të cilat rrahën deputetët e PS, madje Namik Dokles desh i prenë gishtat. Ai zbuloi më shumë tronditëse edhe për rrëmbimin dhe masakrimin e vëzhguesit Luan Rustemi. Z.Koçi tha se atje e hodhën në breg të lumit Seman. Nga ana tjetër ai evidenton se bandat nuk prekën vetëm Ilir Metën. Këtu hidhen dyshime për pazaret mes tyre që kanë nisur që në ato vite. “Në ditën e zgjedhjeve nuk mbeti komisioner i PS pa u rrahur dhe përndjekur nga qendrat e votimit. Në fshatin Adriatik Komisioneri i PD-së kishte vendosur koburen që mban si politika financiare mbi tavolinën e komisionit. Haptazi dhe me krenari kërcënonte kolegët komisionerë dhe çdo votë të PS që vinte për të votuar. Në fshatin Agim bandat rrëmbyen dhe masakruan vëzhgues në Luan Rustemi. Pasi e rrahën sa i ra të fikët, duke e konsideruar të vdekur, e hodhën në breg të lumit Seman. Fati desh që ai të shpëtonte nga disa fshatarë që kaluan andej. Bandat shpuan me thika gomat e makinave të PS. Një terror i pabesueshëm. Njerëz me shumë në sy na drejtoheshin për të ndërhyrë. Kulmi ishte kur me një grup deputetësh shkuam në qendrën e votimit ku ishte masakruar vëzhguesi Luan Rustemi. Bandat u mblodhën dhe u vunë pas nesh. Në sy të policisë u goditën deputetët e PS-së Namik Dokle, Ndre Legisi, etj.. U përndoq me dhunë Shaqir Vukaj ish-nënkryetar i Kuvendit. U goditëm të gjithë. Policia bënte sehir. Deputetit Namik Dokle, për pak i prenë gishtat e dorës kur e futën me forcë në makinën e policisë duke mbyllur derën me egërsi. Vetëm Ilir Metën nuk e prekën. Njerëz shumë të mirë dhe me reputacion, që nuk kishim përzgjedhur si vëzhgues i keqtrajtuan në mënyrë barbare. Nënkryetari i Komisionit Zgjedhor për Komunën e Libofshës, Sokrat Ikonomi, u përndoq dhe u godit disa herë përfundoi në spital”, shprehet Koçi në rrjetet sociale.
A mund të shmangej kjo masakër?
Në përgjigjen e tij lidhur me pyetjen se a mund të shmangej kjo masakër dhe çfarë do të bënte ndryshe nga këndvështrimi i sotëm, Koçi tha se në atë situatë i vetmi përgjigje ishte qëndruar. “Në atë kohë i vetmi reagim i yni ishte qëndresa. Rezistenca dhe gjakftohtësia. Nuk kishim asnjë mundësi të reagonim me mjete dhune dhe force. Ne bashkë me banorët e tyre aq të cilët janë të sjellshëm, besim tek demokracia, gjithçka është më zemër, me përkushtim dhe shpirt demokratik. Prandaj themi se ndaj Libofshës Partia Socialiste ka të lënduar. Ne nuk ishim shteti, ishim opozita. Dhuna e Libofshës ishte dhuna e mirëfilltë shtetit. Nuk ishte një manipulim i kamufluar. Përkundrazi, ishte një përdhunë e urdhëruar nga “gjenerali” Sali Berisha dhe ushtruar me krenari të turpshme, të pabesë dhe krejt zhburrërore”, tha ai.
Prapaskenat
Sipas Petro Koçit, skenarët dhe urdhrat vinin nga Sali Berisha. “Skenari dhe urdhri vinte nga zeusi i PD. A t’ju them diçka që mund të kuptoni çmendurinë e mekanizmit me një shembull jashtë Libofshës? Por nën kontrollin e urdhrit të Sali Berishës… Në zgjedhjet e 20 tetorit ’96 në Patos, manipulimi ishte llogaritur dhe përqendruar nga militantët e PD-së, në disa qendra votimi. Rezultati i qendrave, jo vetëm nuk kishte shifra të krahasueshme me të dhënat e qendrave simotra, por shkon në 400 me 0, 350 me 0 në favor të… PD!? Dhe ku? Në Patos, në rajonin me gjërat historike për socialistët! Zbatuesit e skenarit ishin disa nëpunës të zyrave të shtetit, disa llogaritarë të Ministrisë së brendshme dhe të renditur në vend të hyrjes në burgje për vrasjen e vjedhjes…”, tha ai.