
SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Rrëfimi tronditës i Petro Koçit: Si e mori pushtetin me gjak Berisha në ‘96, urdhëroi SHIK dhe bandat që të masakronin qytetarët, ja kush ishte personazhi që zbarkoi me helikopter që parandaloi luftën në shkallët e selisë së PS

Shkruar nga Rigels Seliman 30 Maj 2023

Këtë fund maji, u shënuan plot 27 vjet nga dhuna e ushtruar në vitin 1996 mbi anëtarët e opozitës së asaj kohe dhe 29 vite nga përgjakja e socialistëve të Libofshës në Fier. Më 26 maj të viti 1996 u mbajtën zgjedhjet, të cilat nxorën fitimtar Sali Berishën. Mirëpo opozita e asaj kohe, Partia Socialiste, e quajti këtë proces zgjedhor të manipuluar, duke e akuzuar Berishën se kishte vjedhur votat me qëllim fitoren. Për këtë arsye dy ditë më pas ata ngritën në protestë, por ky organizim u shndërrua në një ngjarje të dhunshme. Dyshohet se me urdhër të Sali Berishës shumë figura të njohura që ishin ngritur të protestonin, si: Namik Dokle, Skënder Gjinushi, Erjon Braçe, Servet Pëllumbi, Arben Imami, Pandeli Majko, etj u dhunuan barbarisht. Në lidhje me këtë ngjarje historike, pro edhe dhunën e ndodhur në vitin 1994 në Libofshë të Fierit, reagoi edhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi. Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zbuloi detaje sesi u rrahën protestuesit. Sipas tij, janë thuajse të njëjtët, ndërsa dirigjenti dhe ideatori ka qenë dhe mbetet vetëm një: Sali Berisha.
-Zoti Koçi, jemi disa ditë pas 26 majit, ku 27 vite më parë, opozita e kohës u dhunua, vetëm e vetëm se kontestoi zgjedhjet e njëanshme të mbajtura me urdhër të Sali Berishës, të cilët i fitoi Partia Demokratike. Si e kujtoni ju atë ditë?
Votimet e 26 Majit 1996 ishin qartazi një grusht shteti. Fashizmi në pushtet i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike u shfaq me egërsinë e vet antipopullore duke përgjakur kandidatë për deputetë, komisionerë dhe zgjedhës. Fletët e votimit zëvendësoheshin me tufa nga bandat shtetërore të regjimit satrap të Saliut. Dhuna dhe grabitja ishin kryefjala e asaj dite të zezë. Dhunës nuk i shpëtuan as disa aleate të Partisë Demokratike. Besoj do të mbeten si zgjedhjet me të përgjakshme në historinë e të gjitha kohërave në Republikën e Shqipërisë. Berisha tejkaloi Zogun dhe Enverin me atë spektakël të përgjakur zgjedhor. E keqja është se akoma Partia Demokratike nuk janë distancuar nga ai model dhe nga ajo përgjegjësi jo vetëm morale.
-Ndërkohë kjo dhunë vinte pas asaj që pushteti i kohës ushtroi ndaj opozitës 2 vite më parë në Libofshë, ku ndonëse ishin zgjedhje të pjesshme, dita e votimeve në Libofshë në vitin 1994 degjeneroi në masakër antipopullore. Sot pas një çerekshekulli, si e kujtoni këtë gjëmë?
Vdekja e parakohshme e kryetarit të Komunës Islam Lala, një djali të mrekullueshëm të Libofshës, detyroi banorët e kësaj Komune t’u drejtoheshin kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Por data e zgjedhjeve, 29 maji 1994, mbeti data më e zezë për demokracinë në Fier dhe besoj nga më të zezat në historinë e Shqipërisë. U dhunua vota, u dhunua procesi zgjedhor, u dhunua ligji, u përdhunua vetë demokracia si sistem, si shpresë dhe garanci për të ardhmen. Procesi u lye me gjak dhe me turpe të pashembullta. Grupet kriminale të Fierit u vërsulën mbi komisionerët, vëzhguesit dhe votuesit e PS me mjetet nga më barbarët. Votimet u shndërruan në masakër elektorale të përgjakur. Policia, SHIK dhe segmente të tëra shtetërore, u përfshinë haptazi në një veprimtari të rëndë antiligjore. Selia u qellua me breshëri kallashnikovi nga furgoni i policisë. Lufte në shkallet e selisë derisa mbërriti helikopteri me nëndrejtorin e përgjithshëm të policisë nga Tirana. Një dite me pare kishte ndodhur hataja ne sheshin Skënderbej. U arrestuan nënkryetari i Këshillit të Rrethit Maksim Cunaj sepse po vinte drejt selisë dhe shume të tjerë. Ishim vetëm 3 ditë pas masakrës së 26 Majit. Rrnohet per me tregue. Pra, i gjithë spektakli i përgjakjes drejtohej me krenari nga krerët më të lartë të PD. Vetë Presidenti satrap Sali Berisha, e konsideroi dhunën zgjedhore të ushtruar në Libofshë ‘një tufë me lule për demokracinë’…!? -Cilat ishin pritshmëritë e partive politike gjatë fushatës parazgjedhore?
Për ne socialistët, fitorja ishte e sigurtë. Regjimi i dhunuesit Sali Berisha urrehej për frymën diktatoriale dhe ordinere që demonstronte në tërësinë e vet, në rrethin e Fierit, veçanërisht në Myzeqe. Myzeqarët ndiheshin të shtypur nga administrata Berisha që e bazoi qeverisjen e vet në krahinarizëm dhe barbarinë e dhunshme. Nga ana tjetër në dy vjet Kryetari i sapo ikur nga jeta, Islam Lala, kishte lënë përshtypje dhe imazh të një kuadri të ndershëm e të pastër që që s’mund të krahasohej me cubat e përzgjedhur prej PD të cilët, drejtonin administratën e Fierit dhe të shtetit. Pra, PD e kishte të qartë humbjen. E vetmja rrugë për të shtuar sado pak votat në favor të tyre, mbeteshin joshjet e korruptuara dhe presioni mbi votuesit.
-Pse PD-ja synonte ta fitonte me çdo kusht komunën e Libofshës?
E vetmja arsye që mund të çonte në synimin për ta marrë Libofshën me çdo kusht ishte paranoja e Sali Berishës dhe kreut të PD në Fier. Nuk ekzistonte asnjë rrethanë që të ngjallte shpresat e PD për të fituar votat e myzeqarëve. Ndaj edhe u përgatit skenari i përgjakur i grabitjes së dhunshme. Megjithatë e gjithë kjo masakër, rezultoi një ushtrim stërvitor për zgjedhjet politike të 26 majit ‘96. Sali Berisha do të mbetet në kujtesën dhe shpirtin e Libofshës, Myzeqesë dhe gjithë shqiptarëve, si monument i përgjakjes dhe shëmti e diktaturës së egër.
-Si u përzgjodhën kandidatët, si vlerësoheshin këta në kundër akuzat mes partive?
Në PS funksiononte një sistem i pastër demokratik për përzgjedhjen e kandidatëve. Strukturat e partisë morën parasysh edhe rrethanat e presionit në të cilat pritej të zhvillohej fushata. Kandidati ynë Naun Ll. Prifti kishte të gjitha cilësitë e fituesit. Ishte intelektual i shquar dhe i respektuar i zonës. Dallohej për ndershmëri e përkushtim. Nuk i mungonte edhe kuraja politike për të përballuar tensionin që shkaktonte regjimi mafioz i Sali Berishës. Kandidati i PD cilido të ishte, konsiderohej bashkëpunëtor i dhunës dhe i shtypjes. Çdo përfaqësues i PD ishte ushtar i bindur i strukturave të dhunshme të partisë. Bandat e Fierit bënin ligjin në zyrat e pushtetit vendor në bashki, polici, dhe prefekturë e kudo.
-Si kryetar i PS-së për Fierin, ç’masa morët për ta fituar Libofshën?Prisnit dhunë elektorale, sidomos në këto përmasa?
Ne kemi zhvilluar një fushatë shembullore në gjithë fshatrat e Libofshës. Sepse të gjitha potencialet tona politike dhe organizative i përqendruam vetëm atje. Fakti që zgjedhjet ishin pjesore, na e voliste këtë organizim. Takimet tona ishin spektakolare ku përfshiheshin edhe replikat dhe argumentet me përfaqësues të PD që nuk mungonin në këto raste. E shumta, ne ditën e votimit parashikonim ndonjë tension deri në presion nga ana e militantëve të kundërshtarëve politikë. Por jo përgjakje, ndërhyrje të dhunshme e deri masakrim të procesit nga bandat e PD.
-Sali Berisha e kishte vizituar këtë komunë. Sa e vërtetë është kritika e tij ndaj Eduart Selamit për gjoja bustin e Enver Hoxhës (i Naun Doko Priftit;1896-1938) në qendër të Libofshës?
Gjatë vizitës së parë në Libofshë, busti i Naun Doko Priftit në qendër të qytezës, Saliut iu duk si i Enver Hoxhës. Iu kthye ashpër e frikur E.Selamit e P.Arbërorit që e shoqëronin. U kërkoi llogari duke urdhëruar ta hiqnin menjëherë bustin nga sheshi. Natyrisht, shoqëruesit në fjalë e sqaruan dhe ia hoqën Berishës merakun paranojak, por barcaleta mbeti…
-Dita zgjedhore në Libofshë. Binte në sy ndonjë shqetësim për dhunë? Ç’fliste fshati në paravendosjet e tij zgjedhore?
Në ditën e zgjedhjeve nuk mbeti komisioner i PS pa u rrahur dhe përndjekur nga qendrat e votimit. Në fshatin Adriatik komisioneri i PD kishte vendosur koburen që mbante si polic financiar mbi tavolinën e komisionit. Haptazi dhe me krenari kërcënonte kolegët komisionerë dhe çdo votues të PS që vinte për të votuar. Në fshatin Agim bandat rrëmbyen dhe masakruan vëzhguesin Luan Rustemi. Pasi e rrahën sa i ra të fikët, duke e konsideruar të vdekur, e hodhën në breg të lumit Seman. Fati desh që ai të shpëtonte nga disa fshatarë që kaluan andej. Bandat shpuan me thika gomat e makinave të PS. Një terror i pabesueshëm. Njerëz me lot në sy na drejtoheshin për të ndërhyrë. Kulmi ishte kur me një grup deputetësh shkuam në qendrën e votimit ku ishte masakruar vëzhguesi Luan Rustemi. Bandat u mblodhën menjëherë dhe u vunë pas nesh. Në sy të policisë u goditën deputetët e PS-së Namik Dokle, Ndre Legisi, etj.. U përndoq me dhunë Shaqir Vukaj ish-nënkryetar i Kuvendit. U goditëm të gjithë. Policia bënte sehir. Deputetit Namik Dokle, për pak i prenë gishtat e dorës kur e futën me forcë në makinën e policisë duke ia mbyllur derën me egërsi. Vetëm Ilir Metën nuk e prekën. Njerëz shumë të mirë dhe me reputacion, që ne kishim përzgjedhur si vëzhgues i keqtrajtuan në mënyrë barbare. Nënkryetari i Komisionit Zgjedhor për Komunën e Libofshës, Sokrat Ikonomi, u përndoq dhe u godit disa herë deri sa përfundoi në spital.
-Vështruar nga sot, a mund të shmangej kjo masakër nga ana juaj? Çfarë do ta bënit ndryshe nga këndvështrimi i sotëm?
Në atë situatë i vetmi reagim i yni ishte qëndresa. Rezistenca dhe gjakftohtësia. Nuk kishim asnjë mundësi të reagonim me mjete dhune dhe force. Ne bashkë me ata banorë aq të gatshëm e të sjellshëm, besimtarë tek demokracia, gjithçka e bëmë me zemër, me përkushtim dhe shpirt demokratik. Prandaj themi se ndaj Libofshës Partia Socialiste ka detyrime të përjetshme. Ne nuk ishim shteti, ishim opozita. Dhuna e Libofshës ishte dhunë e mirëfilltë shtetërore. Nuk ishte thjeshtë një manipulim i kamufluar. Përkundrazi, ishte një përdhunë e urdhëruar nga “gjenerali” Sali Berisha dhe e ushtruar me krenari të turpshme, të pabesë dhe krejt zhburrërore.
-Sipas jush, dhuna zgjedhore në Libofshë, ishte e paramenduar, apo e çastit? Cili e drejtonte, e nxiste apo e mbronte këtë dhunë..?
Sigurisht; skenari dhe urdhri vinte nga zeusi i PD. A mund t’ju them diçka që të kuptoni çmendurinë e këtij mekanizmi me një shembull jashtë Libofshës? Por gjithnjë nën urdhrin e katilit Sali Berisha… Në zgjedhjet e 20 tetorit ‘96 në Patos, manipulimi ishte llogaritur dhe përqendruar nga militantët e PD-së, në disa qendra votimi. Rezultati i këtyre qendrave, jo vetëm nuk kishte shifra të krahasueshme me shumicën e qendrave simotra, por shkonte në 400 me 0, 350 me 0 në favor të… PD!? Dhe ku? Në Patos, në rajonin me mbështetje historike për socialistët! Zbatuesit e skenarit ishin disa nëpunës të zyrave të shtetit, disa llogaritarë nga Ministria e brendshme dhe ca ordinerë vendorë hyrë e dalë në burgje për vrasje e vjedhje...
Intervistoi: Rigels Seliman
Më të lexuarat


“Arsyet se pse sot rinia largohet”/ Pas miratimit të buxhetit për 2024 reagon Tabaku: Askush nuk e kuptoi se çfarë votoi, goditje për shtresën e mesme

“Si në kohën e Komunizmit”/ Miratimi i buxhetit të 2024, Tritan Shehu bën paralajmërimin e fortë: Ky është fillimi i një prag diktature

Nesër mbahet Kongresi i PS, zbardhet axhenda, ja 6 panelet

SPAK sekuestron pronat e Metës? Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

“Asnjë individ nuk mund ta luftojë dhe as konkurrojë këtë aktivitet”/ Braçe shpërthen në Komsionin e Ekonomisë për lojërat e fatit: Ligji i lë hapësira organizatave kriminale që...

“Kthim pas në kohët e lashta”/ Çështja Gërdeci, zyrtari i PD komenton problemet me drejtësinë të ish-kryeministrit: Berisha duhet t’i nënshtrohet sistemit si të gjithë

“Ajo që trumbeton Rama është vetëm gjysma e të vërtetës”/Miratimi i buxhetit 2024, politologu i njohur bën paralajmërimin e fortë: Do të shtohet për varfëria, kanë për të ikur më shumë njerëz

“Shqipëria Bëhet” dorëzon një draft-propozim në Kuvend, ja çfarë përmban

Sjellja e deputetëve të opozitës në Kuvend, PS bën kërkesën e menjëhershme ndaj rregullores, të...

“Krijimi i mundësisë për të votuar për diasporën shqiptare”/ Basha i prezanton platformat e tij kongresmenit amerikan: Mirënjohje për mbështetjen e SHBA-së
