BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Politike

Rrënimi i biznesit fason, reagon Meta: Zhvlerësimi i euros, është kthyer në gangrenë të rrezikshme për ekonominë shqiptare

Rrënimi i biznesit fason, reagon Meta: Zhvlerësimi i euros,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale është shprehur se zhvlerësimi i qëllimshëm i euros është kthyer në një gangrenë të rrezikshme për ekonominë shqiptare dhe biznesin fason. 

Postimi i Metës:

Zhvlerësimi i qëllimshëm i Euros është kthyer në një gangrenë të rrezikshme për ekonominë shqiptare dhe veçanërisht për eksportet dhe biznesin fason. Të dhënat e fundit nga këta sektorë vijojnë të jenë alarmante.

Vetëm për një periudhë një vjeçare nga Janari 2023 deri në Janar 2024, në Shqipëri eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 18.5%.

Më dramatike është rënia e këpucëve “Made in Albania” me 30%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa eksportet e tekstileve ranë me 7.8%.

Nga 108 milionë Euro në Janar të 2023, eksportet në 2024 u tkurrën në 88 milionë Euro.

Vetëm për një periudhë një mujore, Janar 2024-Shkurt 2024 u raportuan 3000 vende pune të humbura në biznesin fason, ndërsa sipas përfaqësuesve të këtij sektori, nëse do të vijojë kjo situatë e vështirë, projeksionet flasin për 25.000 vende pune të humbura deri në fund të muajit Qershor 2024.

Vetëm 4 miliardë Lekë është ndihma e qeverisë së Rilindjes nëpërmjet Garancisë Shtetërore për biznesin fason, por kjo shumë është totalisht e pamjaftueshme, sepse të dhënat konfirmojnë se vetëm për shkak të zhvlerësimit të Euros, në një vit, humbjet financiare në këtë sektor janë 110 milionë Euro.

Kjo Garanci është vetëm një manovër mashtruese propagandistike, ashtu sicc ndodhi edhe me Garancitë gjatë pandemisë që rezultuan dështime dhe mashtrime.

Zhvlerësimi i qëllimshëm i Euros nga ana e qeverisë po shkakton pasoja të rënda ekonomike dhe sociale. Ashtu edhe siç FMN konstatoi në raportin e fundit, ky zhvlerësim nuk është i shpjeguar plotësisht nga bazat ekonomike.

Të dhënat zyrtare në Shqipëri janë edhe më tronditëse.

Vetëm gjatë vitit 2023 në Shqipëri u konvertuan 12 miliardë Euro, ndërkohë që kjo shumë në vitin 2016 ishte 6.5 miliardë Euro, ndërsa mesatarja historike e konvertimit të Euros ka qenë 5 miliardë Euro në vit!

Rrënimi ekonomik i eksporteve dhe biznesit fason dhe humbja e mijërave vende të punës është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë së Rilindjes, e cila është nxitësja, bashkëpunëtorja dhe përfituesja kryesore e pastrimit të parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Më të lexuarat