Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e dy qendrave të pritjes për emigrantë në Lezhë, mund të shkaktojë rrezikun e dëmtimit të turizimit vendas dhe të sjellë ksenofobia. Në një intervitë për gazetën italiane “Corriere della Sera”, Berisha thekson se Shqipëria është një vend mikpritës, “por ka frikë se problemet e ndodhura diku tjetër mund të regjistrohen në territorin e saj”.
Ai akuzon kryeministrin Rama se ka bërë gjithçka në fshehtësi të plotë: “Nuk respekton as të drejtat e opozitës. Mua nuk më lë të dal nga vendi…”. Në verë Shëngjini është një nga vendet më të frekuentuara nga turistët dhe sipërmarrësit italianë, këtë vit pati një bum të vërtetë, hotele dhe resorte, plazhe të mbushura me njerëz. Ndoshta kryeministrja Meloni, të cilën e respektoj shumë, e ka arritur me qëllim këtë marrëveshje për të kthyer italianët që të pushojnë në vendin e tyre. Kam shumë miq në Forza Italia, në Lega, te Fratelli d’Italia, edhe pse nuk e njoh personalisht Giorgia Melonin. Por, me të vërtetë, për mendimin tim marrëveshja për emigrantët është shumë e rrezikshme për shumë arsye. Epo, kam frikë, për shembull, se ksenofobia mund të rritet dhe nuk do të doja as të shihja protesta në rrugë kundër Italisë një ditë. Shqipëria është një vend mikpritës, nuk ka racizëm, por është gjithashtu një vend i vogël, e cila për këtë arsye ka frikë se problemet e para tashmë në vendet e tjera ku kanë lindur këto qendra, mund të ndodhin në territorin e saj. Mendoj për Gjermaninë, për vetë Italinë, ku kanë ndodhur vjedhje dhe dhunë seksuale. Lajmi, për shembull, se nga Lampeduza do të mbërrijnë në Shqipëri vetëm emigrantë meshkuj të rritur, u prit me shqetësim. Megjithatë Edi Rama premtoi publikisht vetëm dy vjet më parë se vendi ynë nuk do të priste kurrë emigrantë nga shtetet shumë të pasura perëndimore. Edi Rama mendon vetëm për pushtetin e tij, për interesat e tij, kam frikë se do të përfitojë personalisht nga mbështetja ekonomike që do të vijë nga Italia. Gjykata jonë Kushtetuese thotë se për t’i caktuar ekstra-territorialitetin një vendi, duhet autorizimi i Presidentit të Republikës. Edi Rama, nga ana tjetër, e bëri gjithçka i vetëm, në fshehtësi, pa mandat. Shpresoj që Gjykata e Strasburgut të ndërhyjë dhe të anulojë gjithçka”, tha ai ndër të tjera.