Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se zgjedhjet e 14 majit ishin një humbje për të gjithë demokratët pasi lufta që ato kanë mes vetes ka çuar dhe në këtë situatë. Në një intervistë televizive ditën e djeshme, Salianji kërkon që për të pasur një ringritje të PD-së duhet që të ndryshohen parimet dhe të përfshihen personazhe të rinj. “Pati një humbje të demokratëve në zgjedhje për shkak të përçarjes dhe luftës me njëri tjetrin. Me 14 maj është humbje për të gjithë partitë, veçanërisht për Partinë e Logos që është një parti e madhe dhe tradicionale që ka dalë pa kandidat dhe pa vota, pa një fushat të koordinuar pa përfshirjen e deputeteve dhe ato që nuk kanë bërë fare beteje duan që të marrin benefitet duke marrë parasysh të gjitha këto dhe deformimin e rezultatin e zgjedhjeve një faj kanë të gjithë drejtuesit e opozitës. PD-ja duhet që të ribëhet nga figurat, nga qasjet dhe duhet që të ribëjnë një opozitë fituese dhe jo qaramane”, u shpreh deputeti demokrat. Deputeti i PD, Ervin Salianji deklaroi se rruga e vetme për bashkimin e demokratëve është ulja e të gjithëve në një tryezë, me qëllim gjetjen e mekanizmave të duhur. “Ne s’jemi Serbia me Kosovën për negociatorë. Ka një mënyrë për bashkim të gjithë deputetët janë përfaqësues legjitim të zgjedhur nga vota e qytetarëve, duhet të ulen të gjithë bashkë për të gjetur mekanizmat se si bashkohet PD apo opozita. Çdo mënyrë tjetër për t’u ulur me persona individualë, mund t’i shërbejë ambicieve personale të personave që do përfshihen, por jo bashkimit të demokratëve dhe kjo nuk është rruga e duhur për bashkimin e demokratëve”, nënvizoi Salianji.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë