BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Politike

Salianji: Hetimi i TIMS, PS po kthehet në barrikadë, kemi të dhëna se po manipulohen provat

Salianji: Hetimi i TIMS, PS po kthehet në barrikadë, kemi të

Deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji, kreu i Komisionit Hetimor për TIMS u shpreh në një media dje se socialistët po bëhen barrikadë për të mbrojtur persona me aktivitet kriminal. Salianji theksoi se mënyra se si po veprojnë i ka kthyer edhe në qesharakë, ndërkohë që duket se ne jemi përpara një grupi kriminal që kishte si objektiv pikërisht ndërhyrjen në sistemin TIMS. Madje deputeti u shpreh se deputetët socialistë po shkelin dinjitetin e tyre dhe po kthehen në shërbëtorë të personave me aktivitet kriminal. “Janë hileqarë dhe kjo i bën edhe të pështirë në mënyrën se si po veprojnë”, deklaroi ai. Më tej duke komentuar largimin e deputetëve të PS nga komisioni hetimor në mbledhjen e djeshme, Salianji tha se njëlloj siç ikën ata dje, ashtu ka hyrë edhe ai drejtori i IT-së kur ndërhyri në sistemin TIMS. “Ne kemi kërkuar me vendim të ndërmjetëm si Komision, informacion nga Kryeministri, pasi ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndërhyrje në TIMS. Le të na thotë se kur e ka marrë këtë informacion, kush ia ka dhënë dhe ku e ka parë garancinë se nuk ka pasur ndërhyrje. Gjithashtu kemi kërkuar informacion nga Ministri i Brendshëm, AMP, Policia dhe institucione të tjera”, u shpreh ai. Sipas tij, thelbi është që PS do të fitojë kohë për të fshehur provat, manipuluar dhe falsifikuar provat. “Po tentohet të falsifikohen protokollet e Policisë së Shtetit. Ne po kërkojmë informacione, këta mendojnë se e kanë shtetin në xhep dhe mendojnë se letrat i nxjerrin nga xhepi kur të duan”, tha Salianji. Sipas tij, edhe arrestimi i drejtorit të IT shpresoj të mos jetë një truk për të mbyllur hetimin dhe për të thënë se përgjegjësia ishte e këtij dhe kaq. “Shpresoj mos jetë kjo logjikë, që të thonë ky ishte përgjegjës. Po përpiqen të mbulojnë ata që nuk mbulohen. Komisioni çoi në arrestimin e këtij drejtorit të IT, sikundër u shkarkua ai drejtori i DSIK”, nënvizoi Salianji.

Më të lexuarat