BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Politike

Samiti për Ukrainën/ Mediat e huaja jehonë vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë

Samiti për Ukrainën/ Mediat e huaja jehonë vizitës së

Kjo është vizita e parë e presidentit ukrainas në Tiranë. Vizita e Zelenksy konsiderohet historike për Shqipërinë, e cila mbetet një anëtare aktive e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që është rreshtuar krah Ukrainës pas nisjes së pushtimit rus në shkurt 2022.

Në kuadër të kësaj mbështetjeje janë miratuar disa vendime, që lejojnë shtetasit e Ukrainës të hyjnë dhe qëndrojnë pa leje të qëndrimit në Shqipëri për një periudhë njëvjeçare.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti në Aeroportin e Rinasit në orën 23:00, ashtu siç ishte parashikuar. Ai u prit nga ministri jashtëm Igli Hasani, Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali si edhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë.

Vizita e presidentit ukrainas gjatë Samitit të Paqes në Tiranë ishte njoftuar më herët nga kryeministri shqiptar, duke e cilësuar një shprehje të mbështetjes dhe solidaritetit me popullin ukrainas.

 “Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën së bashku me të gjithë aleatët që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja,” u shpreh Rama.

Por përtej rëndësisë së madhe për vendin tonë, mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një gjithashtu një rëndësi të madhe vizitës së presidentit ukrainas.

“Zelenskiy i Ukrainës mbërrin në Shqipëri për samitin e Europës Juglindore”

Ky është titulli që ka vendosur Reuters në artikullin që komenton vizitën e parë të presidentit Zelensky në vendin tonë.

“Kievi po kërkon mbështetje ndërkombëtare për një plan paqeje, ndërsa pushtimi i Rusisë zvarritet në vitin e tretë dhe trupat ukrainase luftojnë për të mbajtur terren kundër sulmeve ruse,” thuhet ndër të tjera në artikullin.

Në artikullin e Reuters theksohet mbështetja që i ka dhënë Shqipëria Kievit si një vend i NATO-s duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe kanë dërguar municione në Ukrainë.

Në një artikull të “Associated Press” theksohet se Zelensky mbërriti në Shqipëri për të siguruar më shumë mbështetje për të mposhtur armikun.

“Si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet e fundit, Shqipëria iu bashkua SHBA-së në inicimin e rezolutave kundër pushtimit rus,” thuhet në artikullin e AP.

Edhe Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë vizitës së parë të Zelenskyt  në vendin tonë që nga pushtimi i Rusisë.

“Kjo është hera e parë që Zelensky bën një vizitë në kombin ballkanik që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vizitoi Kievin, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në qershor 2022,” theksohet në shkrim.

Edhe prestigjozja The Guardian ka shkruar për vizitën e Presidenti ukrainas.

“Volodymyr Zelenskiy ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, ku do të marrë pjesë në një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e tyre.

Kievi po kërkon mbështetje ndërkombëtare për një plan paqeje të Zelenskiy, ndërsa pushtimi i Rusisë po shkon në vitin e tretë dhe trupat ukrainase përpiqen të ruajnë territoret kundër sulmeve ruse””, thuhet në shkrim.

Më të lexuarat