Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash, ka mbërritur mëngjesin e sotëm (5 korrik) në ambientet e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ku po zhvillohet seanca për shqyrtimin e mandatit të tij.
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule thotë se Fredi Belerit po i mohohen disa të drejta kushtetuese duke mos u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në mbledhjen e KQZ, ku po diskutohet për mandatin e Belerit, ai iu drejtua KQZ-së duke thënë se duhet të tregojë integritet dhe të japë vendimin e duhur.
Vangjel Dule: Jemi përpara një tentative për të përmbyllur një proces politike që ka nisur në 6 mja 2023, Synimi i këtij procesi ishte uzurpimi i Bashkisë së Himarës nëpërmjet nëpërkëmbjes së vullnetit të sovranit. Është bërë e gjatë gjatë këtyre 14 muajve, subjekti që kërkon të përmbushë misionin e rrëmbimit të Bashkisë së Himarës është PS dhe kreu i saj Edi Rama.
Beleri është arrestuar me pretendimin në flagrancë në një kohë që provohet se nuk kishte asnjë flagrancë. ishte me avokatin e tij dhe një të afërm, i bie që po blen votën e avokatit. Iu është privuar liria me një dëshmi penaliteti të falsifikuar.