BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

Sekretari Blinken dhe ambasada amerikane urojnë Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë: SHBA krenare që punon me ju, mbështesim integrimin tuaj drejt anëtarësimit në BE

Sekretari Blinken dhe ambasada amerikane urojnë Shqipërinë

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane e konsideron Shqipërinë aleat dhe partner, teksa thekson se lidhja mes dy vendeve është e qëndrueshme. Përmes një deklarate për shtyp, ai ka thënë se SHBA është krenare që punon me Shqipërinë si aleate dhe partnere të NATO-s. Blinken ka falënderuar vendin tonë për mirëpritjen dhe mbështet fuqishëm integrimin e plot në komunitetin euroatlantik dhe në rrugën drejt anëtarësimit BE. Sipas sekretarit të Shtetit Amerikan, lidhjet midis kombeve tona, të bazuara në vlerat, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për Reformën në Drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë. Ju falënderojmë për mirëpritjen tuaj bujare të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në vitet 2015-2017. Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën. Lidhja midis kombeve tona, e bazuara në vlera, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Puna jonë e përbashkët le të vazhdojë të përparojë”, shprehet Blinken. Ndwrkohw edhe ambasada e SHBA në Tiranë uroi dje të gjithë shqiptarët për  111- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së ka publikuar një video ku oficerët dhe stafi i ambasadës amerikane ka udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të uruar popullin shqiptar. Urime popullit shqiptar nga US Embassy Tirana në 111 vjetorin e Pavarësisë! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi ynë amerikanë kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri”, shkroi ambasada e SHBA në Tiranë.

Më të lexuarat