Nga “arresti shtëpaik” Sali Berisha ka folur edhe për mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama, pronari i Gunvorin, rusi Timçenko, i cili është edhe miku i presidentit rus Vladimir Putin.
‘SHBA dënoi me 660 mln dollarë mikun e Ramës, pronarin e Gunvorit, rusin Timçenko. Po në Shqipëri çfarë marrëveshje sekrete ka bërë me të?’, u shpreh Berisha gjatë protestës së sotme te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Dje një mik sekret i ngushtë i Edi Ramës, pronari i Gunvorin, rusi Timçenko me të cilin Rama fshehtas dhe zyrtarisht është takuar së paku 4 herë, me mikun e Putinit. Del tani se ortaku i tij ruan paratë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt të inceneratorëve. SHBA e dënuan atë me 660 mln dollarë gjoba sepse kishte korruptuar zyrtarë në Ekuador. Po Edi Rama sa ka marrë nga Gunvor, çfarë marrëveshjes sekrete ka bërë me të. Presim ne ta hetojë njeri? Jo. Duhet ta rrëzojmë me çdo kusht, duhet ti japim duart. Mosbindja civile është rruga e vetme. Ish-presidenti Donald Trump në një fjalim dje foli për McGonigalin. Tha se ai ka marrë para ruse. Në fakt ai ka marrë para ruse, por ka marrë edhe paratë e Edi Ramës.
A do të pranojmë ne. Jo miq nuk mund të pranojmë. Kjo betejë është vendimtare. Liria, dinjiteti ynë nuk kthehen kurrë pa votën e lirë. Me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Me Edi Ramën ka vetëm dhunim vote. Me Edi Ramën nuk ka drejtësi të pavarur, por ka drejtësi të partisë, të shtetit një partiak, antidrejtësi për qytetarët. Por kur nuk voton, kur nuk ke drejtësi, çfarë mbetet nga liritë e tua. Nuk mbetet asgjë. Liria kërkon sakrifica nga ne miqtë e mi. Liria kërkon nga shqiptarët ato sakrifica që kanë bërë në të gjitha kohërat, kundër pushtuesve të egër. Ky është një pushtues nga më të këqijtë që ka pasur Shqipëria.