Dje u mbajt në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temën “Mbrojtja e Integritetit zgjedhor në Shqipëri”, pjesë e së cilës kanë qenë edhe disa diplomatë të huaj të atashuara bë në vendin tonë. Zëvendës ambasadori amerikan, Demian Smith deklaroi dje se shitblerja e votës dhe keqpërdorimi i të dhënave ishte problem në zgjedhjet e kaluara. Ai theksoi se zgjedhjet e lira janë përgjegjësi e qeverisë. “Zgjedhje të lirë e të ndershme në përputhje me standardet zgjedhore të Shqipërisë, kjo është jo vetëm përgjegjësi e qeverisë dhe partive politike, por edhe e votuesve. Pas zgjedhjeve të prillit 2021 mbajtëm shënim vërejtjet e OSBE-ODIHR, ku kishte jo vetëm aspekte të mira, por edhe shit-blerje të votave apo keqpërdorim të të dhënave personale. Ne vazhdojmë të inkurajojmë institucionet shtetërore, partitë politike, që të vënë në zbatim rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe duhet që partitë politike të shikojnë kandidatët e tyre, nëse janë sipas ligjit dhe janë të pastër. Kjo është e rëndësishme për votuesit, në cilëndo demokraci. Strategjia e presidentit Biden për luftën ndaj korrupsionit vë në pah rrezikun që përbën korrupsioni për shoqërinë. Ju e keni autoritetin dhe përgjegjësinë për të vazhduar përmirësimin e proceseve zgjedhore të Shqipërisë dhe për ta mbajtur Shqipërinë në këtë shteg mbresëlënës demokratik”, deklaroi zv/ambasadori amerikan, Demian Smith. Më pas në tryezën e zhvilluar për integritetin e procesit zgjedhor fjalën e ka marrë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith. Ai u shpreh se procesi zgjedhor është e rëndësishme të të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. “Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës. Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, deklaroi diplomati King Smith. Ndërsa ambasadori i OSBE-së Guido De Sanctis theksoi se një proces i mirë dhe sa më demokratik do kërkonte një bashkëpunim mes partive dhe institucioneve. “Duhet të shohim rezultatet e arrira nga Shqipëria në të kaluarën. Pra cilat janë arritjet që ne kemi shënuar, që KQZ janë bërë në formë transparente. Ne i trajtojmë si hapa pozitivë. ODIR-i ka nxjerrë një raport dhe ka theksuar disa gjëra. ODIR-i ka rekomanduar të gjitha agjencive që të identifikojnë dhe të ndjekin penalisht shitblerjen e votave. Vlerësojmë përdorimin e fillimeve të gatshme nga partitë politike. Ka pasur disa arritje në Shqipëri në të kaluarën por mbetet ende pune. Kjo bëhet nëse institucionet dhe partitë të kenë një dialog. Por kjo s’është kaq e thjeshtë. Ne ftojmë këto për një dialog të brendshëm”, deklaroi De Sanctis.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë