
Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Plas sherri në Vlorë, plagoset me thikë 64-vjeçari, policia zbardh detajet

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e pëson keq 38-vjeçari

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

Frikë nga një ofensivë ukrainase, Putin merr vendimin urgjent

Çfarë po ndodh? Policia dhe FNSH aksion ‘blic’ në Nikël, 100 efektivë dhe dronë vihen në lëvizje

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Shkruar nga Rigels Seliman 31 Mars 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po shkon drejt izolimit total. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, janë dy vende që kanë shpallur “non grata” kreun e “Foltores”. Por telashet për Berishën, nuk ndalen me kaq, pasi SHBA-të i kanë bërë thirrje qeverive partnere të izolojnë atë. Ka qenë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila ka bërë me dije në rrjetet sociale këtë kërkesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, mesazh ky i fortë, që trondit nga themelet familjen Berisha, por edhe këdo që është shpallur “non grata” nga DASH apo është sanksionuar, pasi nëse vendet e tjera aplikojnë këto masa ndëshkuese, ata nuk dalin dot jashtë Shqipërisë. Po ashtu ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar të tjerë pushtetarë “non grata” pas Sali Berishës. Sipas saj, Departamentit Amerikan të Shtetit ka bllokuar vizat për 80 zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Ambasada shprehet se korrupsioni është rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA, duke e bërë të qartë se emrat e zhytur në afera nuk e kalojnë dot Atlantikun. Po ashtu ambasada ka kujtuar dhe aktin e nxjerrë nga presidentin Biden për të shpallur prioritet luftën ndaj korrupsionit. “Departamenti i Thesarit përcaktoi dhjetëra individë dhe subjekte për përfshirjen e tyre në korrupsion, përfshirë zyrtarë të tanishëm ose të mëparshëm në Amerikën Qendrore, Afrikë, Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Më tej, Departamenti i Shtetit vendosi publikisht kufizime vizash për mbi 80 zyrtarë të huaj të mëparshëm apo të tanishëm dhe anëtarët e ngushtë të familjes, çka si rregull i skualifikon për të hyrë në SHBA për shkak të korrupsionit domethënës, si dhe të tjerë sipas Aktit të Angazhimit të Përmirësuar të Trekëndëshit të Veriut-Shtetet e Bashkuara. Për të zgjeruar ndikimin e këtyre mjeteve, ne u bashkërenduam me partnerë të huaj përmes nismave të tilla si ajo për Demokracitë kundër Strehave të Sigurta (DASH) dhe këshilluam qeveritë e huaja për miratimin e mekanizmave të ngjashëm”, thuhet në reagimin e shpërndarë nga ambasada, njoftim i publikuar nga Shtëpia e Bardhë. Pra, duhet theksuar se SHBA në vendin tonë ka shpallur të padëshiruar Adriatik Llallën, Sali Berishën, Vangjush Dakon dhe Tom Doshin. Ndërkohë u sanksionua Aqif Rakipi. Por duket se SHBA ka bërë dhe bllokime vizash, për të cilët nuk ka shumë informacione. Të gjitha këto bazohen te urdhri ekzekutiv i Biden për luftën ndaj korrupsionit.
Dekreti i Biden
Po ashtu në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qeveritë partnere, madje edhe qytetarët që të lexojnë të dhënat e plota mbi zbatimin e Strategjisë së Shteteve të Bashkuara Kundër Korrupsionit të firmosur nga presidenti Joe Biden. Po çfarë përmban ku urdhër? Urdhri i presidentit u firmos menjëherë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli person “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Në këtë vendim është përfshirë termi korrupsion dhe SHBA paralajmëron ndëshkim jo vetëm politikanë dhe zyrtarëve, por edhe personave të tjerë të lidhur me to, duke nënkuptuar dhe familjarët. “Urdhri zbatohet te personat: që është përgjegjës për apo bashkëpunëtor në, ose që është angazhuar në mënyrë direkte apo indirekte në korrupsion të lidhur me Ballkanin perëndimor ose një zyrtar ose ish zyrtar qeveritar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin perëndimor që ka kryer shpërdorim të aseteve publike, tjetërsim të aseteve private për qëllime personale ose qëllime politike, ose që ka marrë ryshfete; që ka ndihmuar materialisht, që ka sponsorizuar apo siguruar mbështetje financiare, materiale apo teknologjike për, ose ka ofruar mallra apo shërbime për ose në mbrojtje të çdo personi pronat dhe interesat e të cilit janë të bllokuara në kuadër të këtij urdhri; ose që zotërohet apo kontrollohet nga, ose që ka vepruar apo pretendohet se ka vepruar për ose në emër të, në mënyrë direkte apo indirekte, të çdo personi pronat dhe interesat e të cilit në prona janë të bllokuara në përputhje me këtë urdhër”, thuhet ndër të tjera në dekretin e Biden, ndërkohë që më poshtë gazeta “SOT” po pasqyron edhe disa detaje që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë së Shteteve të Bashkuara Kundër Korrupsionit të firmosur nga presidenti Joe Biden.
Përmirësimi i angazhimit diplomatik dhe shfrytëzimi i ndihmës së huaj
Ne kemi rritur ndihmën dhe diplomacinë për të forcuar qeveritë e huaja kundër korrupsionit; rritja e bashkëpunimit ndërmjet qeverive, shoqërisë civile dhe biznesit; dhe investoi në mbrojtjen e atyre që punojnë për të ekspozuar korrupsionin. Shembujt përfshijnë:
1. USAID lançoi Reporters Shield, një produkt sigurimi për të mbrojtur gazetarët, organet e mediave dhe organizatat nga paditë e rreme, si dhe programin Forcimi i Transparencës dhe Përgjegjshmërisë përmes Raportimit Investigativ për të mbështetur rrjetet dhe sigurinë e gazetarisë investigative. Departamenti i Shtetit nxiti bashkëpunimin e gazetarëve dhe shoqërisë civile duke rritur investimet në Konsorciumin Global Anti-Korrupsion, mbështeti transparencën buxhetore përmes një Fondi për Inovacionin e Transparencës Fiskale dhe njohu udhëheqës të guximshëm përmes programit të Çmimit të Kampionëve Anti-Korrupsion.
2. Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë dhe agjencitë federale të zbatimit të ligjit morën pjesë në trajnime mbarëbotërore kundër korrupsionit që lehtësojnë partneritetet, bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet vendeve në mbarë botën për zbatimin e ligjit.
Duke parë përpara, përpjekjet për ndihmë diplomatike dhe të huaja do të përfshijnë punën në partneritet me partnerët e huaj për të avancuar Rrjetin Blue Dot me qëllim rritjen e transparencës, reduktimin e korrupsionit dhe mobilizimin e kapitalit privat për investime në infrastrukturë në ekonomitë në zhvillim; nxjerrja e një udhëzuesi referues për masat mbrojtëse operacionale kundër korrupsionit të USAID-it që do të nxjerrë në pah masat për të garantuar integritetin në ndihmën e huaj të SHBA-së; dhe iniciativa të tjera.
Më të lexuarat


“Ishte shembulli i politikanit të urtë e të matur”/ Sot një vit nga ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, deputeti Leskaj kujton ish-presidentin

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

“Kur jam me ju, ndihem se jam me familjen time”/ Ambasadorja Kim nis turin e lamtumirës, ja mesazhi i rëndësishëm që jep

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha takim me të rinjtë në një tjetër qytet

Jorida Tabaku zbulon nëse do të jetë në krye të PD pas dorëheqjes së Alibeajt
