Tritan Shehu është i vetmi deputet që në mbledhjen me dyer të mbyllura të Rithemelimit nuk mbështeti propozimin për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen mes shtetit shqiptar dhe atij italian për emigrantët. Gjatë një prononcimi për mediat, Shehu nënvizoi sërish dje se është kundër dërgimit të marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese ndërsa ka shpjeguar dhe arsyet. “Jam shprehur kundër asaj marrëveshje. E kam konsideruar si të ndërtuar nga Rama vetëm nga ai, duke u ndodhur në vështirësi këtu, në vështirësi nga komuniteti ndërkombëtar, për të tërhequr vëmendjen nga problemet këtu. Ne kemi një historik të shkëlqyer me Italinë, por shihni sa janë investimet italiane në Shqipëri. Çështja e një marrëdhënie të ngushtë me Italinë mund të shprehej në shumë mënyra”, deklaroi deputeti. Një nga arsyet se përse kundërshtoi çuarjen e marrëveshjes në Kushtetuese, Shehu përmendi faktin se sipas tij Gjykata mund t’i japë të drejtë Ramës, duke i dhënë këtij të fundit një “armë mbrojtëse”. “Dërgimi në Kushtetuese duhet parë me kujdes. Kushtetuesja është noter i qeverisë. Ka një problem. Nëse GJK thotë është në përputhje i jep një armë mbrojtëse Ramës, i hiqet përgjegjësia për një marrëveshje të tillë”, u shpreh ai. Dalja e emrit të tij, si i vetmi që ka kundërshtuar në mbledhjen me dyer të mbyllura dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes duket e ulët për Shehun. “Çuarja në GJK paraqet një sërë rreziqesh. Diskutimi për ta çuar në GJKK nuk ka lidhje me diskutimin a është kjo marrëveshje e dobishme. Kjo marrëveshje nuk duhej bërë. Ata që nxjerrin bisedat nga mbledhjet bëjnë çimka. Komunikimi me Tajanin është diçka normale, Berisha ka kontakte. Unë kam biseduar me kolegët italianë. Politika është dialog. Italia është një partner shumë i rëndësishëm”, nënvizoi ai. Ndërkohë një reagim jo fort të mirë në mbledhje ka pasur nga Xhelal Mziu i cili i është drejtuar Shehut duke i thënë se duhet të jenë njëzëri të gjithë për këtë marrëveshje. Por dje Shehu preferoi të mos e komentojë shumë atë debat.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë