BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Politike

"Shfaqje publike që s’janë në natyrën e një burri shteti", Milo komenton deklaratat e fundi të Metës dhe situatën brenda PL-së: U ka humbur ekuilibri

"Shfaqje publike që s’janë në natyrën e një

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, thotë se nuk i vjen mirë që dëgjon zhvillime negative në Partinë e Lirisë, për të cilën tha se ka dhënë kontribute pozitive dhe mund të ecte më mirë nga sa eci, dhe nëse këto plagë që po gërricen dhe po dalin në shesh të mund të ishin shëruar me kohë dhe të mos përkeqësoheshin këtu ku kanë arritur.

Nga një studio televizive, Milo tha se partitë politike duhet të kalojnë në një fazë tjetër, në atë të rinovimit, jo formal, por substancial.

"Nuk kanë më çfarë ta japin parti të cilat e kanë përfunduar misionin e tyre, i cili nuk është i lidhur me individë të veçantë.

Nuk është e thënë që kontribute të tilla të jepen në atë shkallë dhe atë masë sa mund të jetë dhënë më parë, ka një konsum në politikë si kudo.

Shpesh vështirësitë politike dhe pengesat që ndeshen në realizimin e objektivave të një politikani si individ bën që të prishet busull e orientimit, kur kjo busull prishet, njeriu orientohet gabim ose mund të marrë dhe interpretojë çështje të caktuara në mënyrë të gabuar.

Mendoj se partisë së Lirisë i ka humbur ai ekuilibër i brendshëm që mund ta bënte këtë parti të merrte vendime të përgjegjshme dhe realiste.

Ka humbur ky lloj orientimi dhe Partia e Lirisë, noton në detin e emocioneve dhe zhgënjimeve që ka pësuar gjatë këtyre viteve të fundit në raport me pushtetin.

Se Partia e Lirisë, ka qenë një parti që u rrit krahas pushtetit, që mori administroi dhe shfrytëzoi ndër vite.

Në këto situata të reja është shumë e vështirë që kjo parti të funksionojë siç ka funksionuar deri tani.

Është pa pushtet prej disa vitesh dhe e ballafaquar me ambiciet e kryetarit, shohim përplasje si këto që po ndodhin."

I pyetur se pse ndërkombëtarët reaguan për sulmin e Metës ndaj drejtësisë, dhe pse nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë edhe kur kryeministri Rama sulmon drejtësinë, Milo tha se kjo mbetet për tu parë dhe gjykuar.

Sipas tij, Ilir Meta në kritikat e tij ndaj drejtësisë, është më i drejtpërdrejtë dhe më i ashpër.

Terminologjia e tij është më agresive, ndërsa zoti Rama edhe kur është i pakënaqur nga vendimet që merr SPAK, di ta limojë frazën, se është dhe mjeshtër i fjalës.

"Nuk është aq i drejtpërdrejtë dhe i ashpër sa është zoti Meta, i cili dihet se është politikan i drejtpërdrejtët dhe deklaratat i bën nën ndikimin e emocioneve dhe nuk e laton frazën dhe e përcjell siç i vjen."

I pyetur nëse qëndrojnë akuzat e Metës që një pjesë e ndërkombëtarëve janë pjesë e onturazhit të Ramës, Milo tha se është një akuzë shumë e fortë dhe duhet të kesh të dhëna shumë të besueshme që mund të arrish në një konkluzion të tillë.

"Është e njohur që trupi diplomatik i akredituar në një vend të caktuar kryesisht punon me qeverinë dhe fokusin kryesor e ka të bashkëpunojë me qeverinë dhe më pak me opozitën.

Ky diferencim është i natyrshëm jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Akuza të tilla mund të jenë të besueshme nëse ka të dhëna me bazë, në plan personal se dihet që qarqet diplomatike i kalojnë caqet e Konventës së Vjenës në marrëdhënie me qeverinë dhe institucionet, sidomos ambasada e SHBA, BE dhe disa vende kryesore europiane në Tiranë, kanë një status përtej normës legale që u jep Konventa e Vjenës. Duke shfrytëzuar këtë gjë bëjnë disa veprime që jo gjithmonë janë të drejta.

Nuk e kam parë zotin Meta të japë shfaqje të tilla publike, të cilat nuk janë në natyrën e një burri shteti, mund të jenë në jetën private por që në momentin që veprime të kësaj natyre bëhen pronë publike.

Nuk është as në interes të zotit Meta dhe as të partisë që ai përfaqëson, edhe për moshën, edhe për karrierën e tij politike."

Ndërsa për aksionin e opozitës e cila përmes protestash kërkon largimin e Erion Veliajt si kokën e aferës korruptive “5D”, deklaroi se kjo nuk është rruga e duhur që të hidhen bomba molotov në dyert e një institucioni kaq të rëndësishëm siç është bashkia e Tiranës.

Në këtë drejtim shtoi se mund të shkohet dhe protestohet atje, por jo të shikojmë veprime të tilla që na kujtojnë disa periudha të errëta të historisë bashkëkohore shqiptare, veçanërisht ato të 1997 dhe 1998.

"Mendoj se Shqipëria e ka kapërcyer atë fazë primitive të demokracisë së saj, e cila lejonte edhe veprime të kësaj natyre për shkak të papjekurisë së saj.

Por Shqipërisë në fazën ku ndodhet, nuk i lejohet. Dhe aq më pak u lejohet atyre që janë në krye të protestuesve, politikanëve, nuk duhet të lejohen që skuadrone të protestuesve të sillen kështu se në vend që të vënë vetulla i nxjerrin sytë.", përfundoi Milo.

Më të lexuarat