Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar policinë e shtetit për rezultatet e arritura në luftën kundër lëndëve narkotike.
Ditën e sotme, dy adoleshentë ranë në pranga pasi trafikonin drogë nga SHBA në Shqipëri nëpërmejt shërbimit postar.
Balla thotë se prej shtatorit të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit “Tempulli” janë arrestuar/proceduar 1100 persona dhe janë sekuestruar rreth 1600 kg cannabis, mbi 18 kg kokainë, 12 kg heroinë.
Balla: Operacioni Kombëtar kundër lëndëve narkotike #PaketaeSigurisënëshkolla vijon cdo ditë me rezultate të mirëpritura në favor të jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe të të rinjve. Prej shtatori 2023, “Tempulli ka rezultat: 1100 persona të arrestuar/të proceduar në tentativë për shitje të lëndëve narkotike, dhe janë sekuestruar rreth 1600 kg cannabis, mbi 18 kg kokainë, 12 kg heroinë etj. Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për goditjet e sistematike të tentativave për futje të lëndëve narkotike nga jashtë vendit përmes postës. Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërintë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejojmë depërtimin e fenomeneve negative që cenojnë jetën dhe shëndetin e tyre.