BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Politike

"Shoh zgorrça të sigurimit të shtetit që...", Gjekmarkaj ngre në Kuvend shqetësimet e ish-të përndjekurve politik: Diktaturat gjithmonë fillojnë si një imponim

"Shoh zgorrça të sigurimit të shtetit që...",

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh dhe deputet i Rithemelimit, gjatë fjalës së tij në Kuvend ku po raportohet veprimtaria e Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2023, ka folur mbi nevojën e një reflektimi kombëtar për këto krime.

Gjekmarkaj është shprehur se diktaturat “gjithmonë fillojnë si një imponim i armatosur i pakicës ndaj shumicës dhe përfundojnë në konsensus psikologjik frike të shumicës ndaj pakicës. Por gjithmonë është dikush i cili qëndron”.

Ndër të tjera ai shprehet se ata që e kanë luftuar diktaturën, kanë provuar represionine persekutimin, por edhe krenarinë e të qenit në anën e drejtë të lirisë, humanizmit e dinjitetit njerëzor.

Po ashtu, Gjekmarkaj u shpreh se sheh në media “zgorrça, të sigurimit të shtetit, hetues, prokuror  që japin intervista shplarjeje në media, me një dialekt të papërpunuar nga koha, ku shquhen togëfjalëshat “Partia tënë’,  ‘Djali tonë’, ‘Enveri inë’, vetë poshtërsia njerzore, tek predikojnë se çfarë është demokracia, teksa bërtasin Europa Europa, Amerika, Amerika, bash ata që të merrnin gjak në vetull per Titon, Stalinin, Maocedunin, Enverin po e po”.

Për institucionet, deputeti demokrat u shpreh se “e shndërrojnë persekutimin dhe krimet e komunizmit  në  folklor  politik, në diçka për të cilën duhet folur duke qeshur, me një ndjenjë bezdie, me çarje koke për temën që përsëritet”.

Fjala e plotë:

Asnjëri prej nesh nuk e zgjedh trashigiminë e tij por secili prej nesh ka mundësi të reflektojë mbi të. Kjo vlen  për një shoqëri të emancipuar. Kur kjo nuk ndodh historia përsëritet.

Të jesh pinjoll i atyre që luftuan kunder diktaturës dhe u burgosën prej saj, në vetvete ke trashëguar fatin e keq të provosh represionin, persekutimin por edhe krenarinë e të qënit në anën e drejtë të lirisë, humanizmit e dinjitetit njerzor.

Shumë kush kundershtinë e pat zgjedhje të vetëdijshme, të tjerët të vetëdijshëm nënshtrimin. Të parët janë heronj, të dytët njerëz. Heronjtë krijojnë shembullin, njerëzit duhet të mësojnë prej forcës së tij që depersonalizimi mos të mbetet oferta e vetme për ta.

Gjithmonë diktaturat fillojnë si një imponim i armatosur i pakicës ndaj shumicës dhe përfundojnë në konsensus psikologjik frike të shumicës ndaj pakicës. Por gjithmonë është dikush i cili qëndron.

Nga kjo masë njerëzore dalin individët të cilët shpëtojnë dinjitetin e një kombi përballë historisë. Po ju citoj vetem pak emra, klerikë, luftëtarë, shkrimtarë, të zakonshëm që u kthyen në të jashtëzakonshem. I vetëdijshëm për padrejtesinë që po ju bëj shumë të tjerve, At Gjon Shllaku , At Mati Prenushi,  At Benedin Palaj, Dom Mikel Koliqi, Prek Cali, Llesh Gjomarkaj, Hafiz Ali Korça,  Skender Daja, Pal Zefi, Dervish Peka, Hajro Pashai, Trifon Xhagjika , Vilson Blloshmi , Genc Leka,  Musine Kokalari, Sabiha Kasimati  e qindra të tjerë janë guret e themelit mbi të cilat rri ngrehina e moralit publik si aspiratë.

Të qënit në atë anë të mëson të falesh, të mëshirosh të ngjashmin tënd që u shndërrua në instrument shtazarie.

Po kaq ke gjetur rrugën të bashkëjetosh me zhgënjimin e tmerrshëm të mungesës së drejtësisë, të pritjes që dikush të të kerkojë falje, që dikush të reflektojë mbi të kaluarën, që dikush qoftë edhe në agim apo muzg, në maje të gishtave të të lërë një pusullë që nuk mbërrin kurrë me fjalën, ndjesë. Kjo nuk ndodh !

Për çudi shoh zgorrça, të sigurimit të shtetit, hetues, prokuror  që japin intervista shplarjeje në media, me një dialekt të papërpunuar nga koha, ku shquhen togëfjalëshat “Partia tënë’,  ‘Djali tonë’, ‘Enveri inë’, vetë poshtërsia njerzore, tek predikojnë se çfarë është demokracia, teksa bërtasin Europa Europa, Amerika, Amerika, bash ata që të merrnin gjak në vetull per Titon, Stalinin, Maocedunin, Enverin po e po. Vend i vogël Shqipëria me shakara të mëdha!

Ndërsa shteti yt, institucionet e tij e shndërrojnë persekutimin dhe krimet e komunizmit  në  folklor  politik, në diçka për të cilën duhet folur duke qeshur, me një ndjenj bezdie, me çarje koke për temën që përsëritet.

Të jesh pinjoll i atyre që ndërtuan diktaturën më të egër, të atyre që lyen duart me gjak, që nuk u ngopën me vuajtjet e tjetrit, që nëperkëmben dinjitetin e Shqipërisë  me izolim e varfëri ekstreme nuk është faj, përsëri është fat. As ata, nuk e kanë fuqinë ti zgjedhin paraardhësit.

Mungesa e respektit dhe kurajos  për të reflektuar mbi ta, padëshira për të kërkuar falje dhe më e keqja krenaria për ta, estetizimi i krimeve i ka hapur rrugën ndarjes, thyerjes antropologjike, së njëjtes mendësi, eksportimit të njeriut të ri në demokraci.

Fat i keq  mund të shndërrohej në leksion etik pozitiv nëse pasardhësit braksin krenarinë kriminalë të së shkuarës.  E ka bërë në vetë të parë vetem Liri Belishova, dhe Bashkim Shehu i biri i Mehmet Shehut dhe deri diku Bedri Spahiu, askush tjetër. Shqiptaret janë pak për tu gezuar mbi fatkeqësitë që i kanë shkaktuar vetvetes dhe njëri tjetrit.

Dekomustizimi duhej të ishte një proces njësoj si denazistifikimi dhe defashistizimi.

Në vendet perendimore për shumë pasardhësit e gjerarkëve u zhduken nga jeta publike edhe pse nuk kishin faj, e kur u shfaqen  përunjësisht edhe pse nuk ishin të obliguar kërkuan falje. Në Shqipëri, partia e cila mori trashigiminë njerëzore, politike, elektorale madje edhe kulturore të diktatures nuk e bëri kurrë këtë, perkundrazi.

Vetëm e vërteta na bën të lirë dhe një pjesë të madhe të saj duhet ta kërkojmë tek librat e At Zef Pllumit, të Konrad Gjolajt, Sami Repishtit, Arshi Pipes, Agim Mustes, Uran Kostrecit, Fatos Lubonjes, Ahmet Bushatit,  Spartak Ngjeles, Visar Zhitit   e shumë të tjerve, vepra  këto që duhej ti ketë çdo antologji apo tekst shkollor si ilaçi më i mirë kundër harresës dhe mendësisë autoritare që kanë mbuluar qiellin tonë.

Sa herë me emocion kujtoj vargjet e Naim Frasherit “ Ti Shqipëri më jep nder me jep emrin shqipëtar” kam ndër të tjerë parasysh të gjithë ata burra e gra dëshmorë e viktima që u perballen me diktaturen komuniste. Ndërgjegjia jonë ka nevojë gjithmonë per ta!

Më të lexuarat