Në daljen e radhës për mediat, kreu i AK, Kreshnik Spahiu është ndalur në ndeshjen e shumëpërfolur Shqipëri-Norvegji, ku i i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme nisjen e hetimeve, për atë që ai e cilësoi si skandal.
“Sot kam një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i mirë që nesër Shqipëria etnike nga Presheva në Prevezë do jetë për fitoren e kuqezinjve, për ta cuar në Brazil. Gjithë kuqezinjtë do mbështesin Kombëtaren drejt fitores historike që do jetë e ngjashme me atë të 23 Qershorit. Qershori do jetë i gjithi kuq e zi.
Lajmi i keq është se kuqezinjtë do e ndjekin nesër në rrugë dhe ekrane të televizioneve, sepse stadiumi “Qemal Stafa”, që ka 70 vite dhe shtetasi Berisha nuk na krijoi dot një stadium të ri. Ai do jetë vetëm me politikan, që nuk do njohin kombëtaren shqiptare. I kërkojmë ndjese titanëve, sepse në fushë do ketë politikanë demokratë dhe socialistë që nuk do ju njohin. Nesër në stadium për turpin e tyre do të jenë militantë, pasi mbillet janë shpërndarë për fushata elektorale”, u shpreh Spahiu.
Sipas tij, biletat aktualisht po shiten në “oborret para selisë së PD-PS dhe LSI”.