BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

“Shqipëria, e zhytur në korrupsion të lemerishëm”, Berisha bën deklaratë për mediat: Sot, 4 herë më pak çështje të dërguara në gjykatë se në 2008-2009

“Shqipëria, e zhytur në korrupsion të

Ish-kryeministri Sali Berisha, pasditen e kësaj të shtune (25 maj) ka dalë në një deklaratë për media ku është ndalur te hetimet ndaj korrupsionit, duke bërë një krahasim me periudhën 2008-2009 kur ka qenë vetë në krye të qeverisë me periudhën e tanishme, ku qeverisin socialistët.

Gjatë deklaratës së tij, Sali Berisha tha se, në vitet 2008-2009, kur Altin Dumani drejtonte Task Forcën kundër korrupsionit ka hetuar 1430 çështje me 630 të dënuar.

Ndërkaq i njëjti prokuror, tani nën drejtimin e SPAK, tha Berisha, në vitet 2022-2023 ka hetuar 392 çështje me 199 të dënuar.

Deklarata e plotë e Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Lufta kundër plaçkitjes së fondeve publike dhe pasurive tuaja, është e një rëndësie jetike, vendimtare, për qytetarin, kombin dhe vendin.

Sot kur Shqipëria është e zhytur në një korrupsion të lemerishëm është më e rëndësishme se kurrë të sjell në vëmendjen tuaj, disa krahasime, bazuar në faktin se, sipas një rregulli të memories, gjërat harrohen shumë më lehtë, se sa mbahen mend.

Pikërisht për këtë arsye, unë do të sjell në vëmendjen tuaj, një analizë krahasuese me tregues konkret të luftës kundër korrupsionit në vitet 2008-2009, me këtë luftë në vitet 2022-2023.

Të dhënat e viteve 2008-2009 janë të gjitha të publikuara në raportet e Departamentit të Shtetit të vitit 2010-2011.

Kurse të dhënat e viteve 2022-2023, janë në raportet e Skapit.

Mund të pyesni pse janë zgjedhur këto dy periudha.

Në këto dy periudha, i njëjti person ka qenë bë 2008-2009, drejtues i Task Forces të luftës kundër korrupsionit, në vitet 2022-2023, drejtues i SPAK.

Krahasimi i veprimtarisë së këtyre dy njësive me një 0 drejtues flet për shkallën e degradimit të madh të luftës kundër korrupsionit me drejtësinë e re.

Kështu në vitet 2008-2009, Task Forca kundër korrupsionit regjistroi gjithsej në 2 vite, 1430 çështje, kundër 392 çështje që regjistroi totalisht në vitet 2022-2023.

Me të drejtë, mund të shtrohet pyetja sa nga këto çështje u dërguan në gjykatë në atë periudhë dhe në vitet 2022-2023.

Në vitin 2008 u dërguan në gjykatë gjithsej 154 çështje.

Në vitin 2023 u dërguan në gjykatë gjithsej 38 çështje.

Kurse të marra së bashku, në dy vitet 2022-2023, u dërguan në gjykatë 95 çështje, kundrejt 365 çështjeve që u dërguan në gjykatë në vitet 2008-2009.

Normale është të dini se sa u dënuan, sa persona u dënuan për veprën e korrupsionit për vitin 2008-2009, u dënuan gjithsej 630 punonjës, kundrejt 199 punonjësve që u dënuan në vitet 2022-2023.

Pra një rënie prej 300% të penalizimeve nga gjykatat për korrupsion, siç ishte dhe rënia me dërgimin e dosjeve.

Çfarë tregojnë këto të dhëna?

Këto të dhëna tregojnë degradimin e plotë të hetimin të korrupsionit nga Spaku i kontrolluar nga partia, tregojnë metamorfozën e një njeriu që 15 vite më parë dërgonte me firmën e tij në gjykatë dhe dënoheshin mbi 630 persona, kundër gjithsej 199 personave që janë dënuar në 2 vitet e fundit nga Skapi i partisë.

Këto të dhëna dëshmojnë mungesën e plotë të vullnetit për luftën kundër korrupsionit.

Dy momente kam për të sqaruar këtu.

Së pari, gjatë viteve 2005-2013, ministrat me ligj nuk lejoheshin të merreshin në mënyrë absolute me prokurimet publike dhe tenderat.

Së dyti, edhe kjo ka rëndësinë e vet, nëse në vitet 2008-2009, u përpunuan qindra e mijëra dosje dhe u dënuan 630 persona, kjo u bë me një kosto 12 herë më të ulët se sa gjykimi i 85 dosjeve, dhe dënimi i 199 personave në vitet 2022-2023, për faktin se 17 prokurorë marrin sot rroga dy herë e gjysëm sa presidenti.

Për faktin se, janë 60 hetues të BKH-së të cilët nuk ekzistonin më parë dhe mbi 100 punonjës të tjerë që rëndojnë mbi shpatullat tuaja.

Kjo është arsyeja që afërmendshi merret me politikë dhe nuk merret me luftën kundër korrupsionit.

Kjo është dëshmia flagrante për këtë.

 

Më të lexuarat