BREAKING NEWS

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x

Politike

"Është i detyruar të vijë në seancë", Bardhi ka reaguar për seancën e McGonigal: Nuk jam tërhequr nga interpelanca me Ramën

"Është i detyruar të vijë në seancë",

Deputeti i PD, Gazment Bardhi i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe arsyet që qëndrojnë pas shmangies së kryeministrit Rama nga kjo ngjarje.

Bardhi deklaroi se ai nuk është tërhqeur nga interpelanca me kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se minsitrja Elisa Spiropali nuk mund të përgjigjet për këtë çështje pasi nuk mund të mbulohet nga kjo e fundit. Ai shtoi më tej se pyetjet në lidhje me rrethanat e takimeve të Ramës me McGonigal, çështjet e diskutuara dhe informacioni i dërguar nga zyra e tij janë çështje që vetëm kreu i qeverisë mund t’i japë përgjigje.

“Nuk jam tërhequr nga interpelanca dhe e kam bërë të qartë edhe sot. Ne kërkuam interpelancë me Ramën për një çështje të tij private, nuk lidhet me diçka që mbulohet nga ministrja Spiropali. Kjo është seanca e dytë ku kryeministri mungon dhe në bazë të rregullores kërkuam prezencën e tij. Kur kjo ndodh ai është i detyruar të vijë në seancë. Ka patur vetëm një rast ku kolegu Agron Shehaj kishte kërkuar interpelancë dhe ai kishte bërë të njëjtën gjë.

Kisha pyetje se çfarë është biseduar mes kryeministrit dhe agjentit të FBI. Së dyti flitet për informacion në aktpadinë e SHBA të dërguar nga zyra e Ramës, do pyetej se çfarë informacioni ishte dërguar. Cilat ishin rrethanat e takimit të tij të parë me McGonigal? Janë çështje që ka dijeni vetëm Rama, prandaj prezenca e tij ishte e detyrueshme. Nëse do e thërrisja si të pandehur do kishte të drejtë të mos përgjigjej”, tha ai.