Në njoftimin e shpërndarë në media nga Gazment Bardhi, bëhet me dije se në mbledhjen e djeshme të grupit të tij me të Rithemelimit ka marrë pjesë edhe Jorida Tabaku, edhe pse online për arsye shëndetësore. Më pas, lajmi u retushua në shumicën e mediave, me përjashtim të “Syri.net”, që e ka ende. Është koha që zonja Tabaku të sqarojë opinionin publik se si qëndron e vërteta: a ishte pjesëmarrëse online në mbledhjen e sotme, ashtu siç ka thënë Gazment Bardhi, apo vijohet të gënjehet në emrin e saj dhe ajo hesht, sepse është e pafuqishme të reagojë? Si qëndron e vërteta? E vetmja që mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje është Jorida Tabaku. Ajo nuk mund të vijojë të bëjë të paditurën. Ose ka marrë pjesë online në mbledhjen e “Rithemelimit”, duke pranuar dhe njohur Sali Berishën si kryetarin e saj, duke hedhur kështu një hap më shumë nga largimi nga Partia Demokratike, ose të dalë e të përgënjeshtrojë Gazment Bardhin si gënjeshtar dhe manipulator. Heshtja nuk bën punë në politikë. Në rastin më të mirë e bën pjesë të “Rithemelimit”, gjë që pas fotos me Yuri Kim-in dhe Escobar-in, do të ishte një shuplakë e pabesë ndaj tyre dhe qëndrimeve publike koherente të diplomacisë amerikane mbi “non-gratën”.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë