Klotilda Bushka deputete e Partisë Socialiste e ftuar në një studio televizive, tha se shume shpejt do të zgjidhet Avokati i Popullit. Procesi u vonua sipas saj, për shkak të përplasjeve në Kuvend nga opozita.
“Ne e kemi shqetësim shumë të madh dhe është një nga prioritetet më të mëdha. Për efekt të konfliktualitetit në Kuvend ka qenë e pamundur të shkojmë në një proces për zgjedhjen e avokatit të popullit. Mendoj se jemi në kushtet kur grupet politike. Grupet politike kanë filluar diskutimet për një dakordësi për zgjedhjen e AP. Ja kemi lënë këtë të drejtë opozitës. Besoj grupet e kanë prioritet. Ky proces është në vijim dhe shumë shpejt do të plotësohet.”– tha Bushka.