Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh të qartë politikës se korrupsioni vijon të jetë ende problem. Ka qenë Zëvendës Shefja në detyrë e Misionit të SHBA Mischere Kaëas, e cila ka kërkuar nga Parlamenti që të bëjë më shumë sa i takon punës për të luftuar korrupsionin.
Po ashtu ajo ka dërguar dhe një mesazh për deputetët në këtë aspekt. Deklaratat e saj u bënë gjatë një konference lidhur me rolin e Kuvendit në luftën ndaj korrupsionit.
“Zëvendës Shefja në detyrë e Misionit të SHBA dhe drejtuesja e USAID/Albania Mischere Kaëas mori pjesë në konferencën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Shqipëri, “Roli i Parlamentit Shqiptar në Frenimin e Korrupsionit”, ku pohoi angazhimin e SHBA në përpjekjet e Shqipërisë për të përmirësuar llogaridhënien, transparencën dhe drejtësinë. Parlamenti ka një rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe është përgjegjësi e të gjithëve të punojnë së bashku për të luftuar korrupsionin. Aktiviteti i sotëm nxiti qeverinë, median, shoqërinë civile dhe partnerët e tjerë të mbështesin parlamentin në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës”, theksohet në deklaratën e shpërndarë nga ambasada e SHBA.