BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra

Deri më tani, Sali Berisha, Ilir Meta dhe bashkëpunëtorët e tyre ndër vite kanë qenë të paprekshëm pasi çdo çështje kundër tyre është mbyllur. Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha dhe Meta janë personat që kanë më shumë kallëzime. Edhe pse ata janë shprehur nëpër media se kurrë s’kanë pasur akuza ndaj tyre për korrupsion, drejtësia e re momentalisht ka disa dosje që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e tyre. Nëse fillon siç duhet hetimi, do të jenë amerikanët që do të ushtrojnë presion të fortë ndaj prokurorëve që ta çojnë deri në fund vendimin për t’i burgosur si edhe për t’i sekuestruar të gjitha pasuritë që disponojnë. Ndërkombëtarët kanë hyrë fuqishëm në lojë që të zhdukin nga “qarkullimi” Berishën dhe Metën dhe nëse ata mbahen me pazare mes tyre, do të jenë dosjet e korrupsionit që do i fundosin. Telashet e tyre mund të shtohen edhe më shumë ditët në vijim pasi drejtësia mund të hapë hetimet për aferën që deri më sot është kaluar në heshtje edhe pse po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit. Avokati i njohur Idajet Beqiri vazhdon betejën që SPAK të regjistrojë kallëzimin për Berishën e Metën për sa i përket privatizimit të HEC-eve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Gjithashtu përpos këtyre të dyve ai kërkoi ndjekjen e penale edhe për ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, ish-ministrin e Energjetikës, Edmond Haxhinasto, ish-zëvendësministrin e Energjetikës Sokol Dervishaj dhe ish-drejtorin e KESH Engjëll Zeqo. Edhe pse Prokuroria e Posaçme mbylli me mosfillim kallëzimin penal kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës për 4 Hidrocentralet, pas vendimit të Gjyqtares Daniela Shirka në Apelin e Gjykatës së Posaçme, avokati ka paraqitur Rekurs para kolegjit penal të Gjykatës së Lartë dhe shpresat se dosja mund të hapet janë të mëdha, pasi çështja nuk është mbyllur ende përfundimisht. Një nga arsyet mund të jetë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të jetë më i kujdesshëm me vendimet që do të marrë pas goditjes tronditëse që ka dhënë Strasburgu për Gërdecin dhe 21 Janarin, ka rritur ndjeshëm vigjilencën për të mos dështuar më.

Detajet nga Rekursi

Gazeta “SOT” disponon dokumentin që avokat Beqiri dorëzoi përpara Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe aty thuhet se: “Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar duhet të prishet dhe të urdhërohet Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të fillojë procedimin penal dhe të vërë para përgjegjësisë penale personat përgjegjës për vjedhjen me anën e shpërdorimit të detyrës si dhe me anën e korrupsionit aktiv dhe pasiv të 4 pasurive të rëndësishme kombëtare, pronë e gjithë shqiptarëve prej ish Kryeministrit Sali Berisha, dhe anëtarëve të qeverisë së tij dhe funksionarëve të lartë shtetëror Ilir Meta, Florjan Mima, Sokol Dervishaj, Edmond Haxhinasto, Ritvan Bode, Engjëlll Zeqo etj. Vendimi i Gjykatës së Apelit nuk ka sjellë asgjë të re, veç atyre që përmend Gjykata e Shkallës së Parë, sikur të mos kishte fare një apel nga ana e kallëzuesit, i cili ka shtruar një sërë provash, faktesh dhe rrethanash që nuk janë trajtuar, nuk janë hetuar, nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje nga ndonjë shkallë gjykimi, apo nga organi i akuzës. Kemi të bëjmë me një rast të paprecedent, kur haptazi mbulohet një krim i rëndë shtetëror me pasoja për ekonominë e vendit si dhe për jetën ekonomike të shqiptarëve. Gjykata e Posaçme e Apelit, sikurse Gjykata e Shkallës së Parë, e konsideron "gjë të gjykuar" përmbajtja e kallëzimit penal duke përmendur "hetimin" që i është bërë ish Zëvendës ministrit Eno Bozo në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për likuidimin e dividentit në shumën prej 73.405,595 lekë si dhe për mosnjoftimin me shkrim të Shoqërisë "Kurum International" sha për draft vlerën neto si dhe për shpenzimet e investimit. Kjo nuk është fare objekt i kallëzimit tonë, si dhe Eno Bozo nuk është fare subjekt i kallëzuar nga ana jonë. Përmbajtja e kallëzimit tonë penal përmban një sërë elementesh të pa trajtuar kurrë më parë përmes ndonjë hetimi, i cili qenka pushuar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në dokument.

Provat

Avokati Idajet Beqiri rendit dhe provat para Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që implikojnë Metën, Berishën dhe ish-ministrat që duhen hetuar siç duhet.

1. Disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 qershorit 2013, Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij hartuan dhe miratuan 2 (dy) Vendime të Këshillit të Ministrave me anën e të cilave kryen veprat e rënda penale të korrupsionit përmes privatizimit të HEC-ve Ulez, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.

2. Nxjerrja në tender e katër hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit dhe dy HEC-eve të Bistricës përbën një rast kriminal sepse ish Kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij shesin tek privatët vepra ekzistuese energjetike të ndërtuara gjatë kohës së regjimit komunist.

3. Të dhënat zyrtare të vetë Qeverisë që drejtonte ish Kryeministri Sali Berisha, ish Ministri i Ekonomisë Ilir Meta, ish ministri Edmond Haxhinasto, ish ministri Ridvan Bode, ish-zëvendësministri Sokol Dervishaj, si dhe të dhënat zyrtare të KESH që drejtonte Engjëll Zeqo tregojnë se në total Ulza, Shkopeti dhe dy hidrocentralet e Bistricës kanë një fuqi të instaluar prej rreth 77 megavat, e barabartë kjo me 5.3 për qind të fuqisë totale të KESH-it.

4. Të katra këto hidrocentrale prodhonin 406 milionë kilovat orë energji në vit ose 5.5 për qind të të gjithë energjisë elektrike që prodhon Shqipëria. Nisur nga fakti se prodhimi i energjisë elektrike në vend përllogaritet që gjeneron mbi 200 milionë euro në vit, personat e kallëzuar penalisht, përmes shitjes së këtyre 4 hidrocentraleve, u pakësoi shqiptarëve dhe buxhetit të shtetit  10 milion dollarë të ardhura për çdo vit. Nga viti 2013 dhe deri më sot buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë u janë vjedhur 100 milion dollarë.

Abuzime me pasuri kombëtare

5. Të dhënat zyrtare tregojnë se katër hidrocentralet e shitura në mënyrë abuzive prej ish Kryeministri Sali Berisha dhe  bashkëpunëtorët e tij, kanë normat më të larta të fitimit. Së bashku me HEC-in e Lanabregasit, që iu shit Drejtorisë së Ujësjellësit në vitin 2010, këto hidrocentrale dhanë rreth 6 për qind të të ardhurave totale te KESH, por ndërkohë për të njëjtin vit zunë vetëm 2.9 për qind të shpenzimeve. Ky tregues dëshmon se normat e fitimit tek HEC-et që këta të kallëzuar shitën abuzivisht ishin të paktën dy herë më të larta nga mesatarja e KESH, duke konfirmuar kështu leverdishmërinë e tyre të lartë. Në këto kushte kërkohet një përgjigje, përse u krye ky akt abuzive në dëm të buxhetit të shtetit dhe pasurisë kombëtare?!

6. Hidrocentrali i Shkopetit dhe dy Hidrocentralet e Bistricës u shitën pikërisht në momentin që për rikonstruksionin e tyre u përdorën investime të mëdha nga fondet e buxhetit të shtetit dhe nga ndihmat e mëdha të Qeverisë së RF të Gjermanisë. SPAK e ka për detyrë të hetoj sa është kjo shumë që u investua nga paratë e buxhetit të shtetit dhe Qeveria Gjermane, dhe pikërisht pas këtij investimi, në vend që buxheti i shtetit të përfitonte 10 milion dollarët për çdo vit, këto 4 hidrocentrale ju dhanë privatit përmes korrupsionit të hapuir aktiv dhe pasiv dhe vjedhjes së hapur me anën e shpërdorimit të detyrës.

Hetimet

7. Ish Kryeministri Sali Berisha, ish ministri Ilir Meta dhe bashkëpunëtorët e tyre, pasi anashkaluan zbatimin e Ligjit nr. 8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me rëndësi të veçantë”, i shitën katër HEC-et, me 132. 2 milion euro më pak nga sa ishte vlera e tyre. SPAK duhet t’a hetoj këtë fakt, duke caktuar një grup ekspertësh për të vlerësuar realisht nëse kjo shifër prej 132.2 milion euro më pak është reale, është më shumë, apo është më pak? Çfarë materiale denoncuese ka Kontrolli i Lartë i Shtetit për këtë fakt? Ish Kryeministri Sali Berisha si dhe bashkëpunëtorët e tij Ilir Meta etj kanë inicuar dhe kanë nxjerrë vendimin Nr. 717, datë 20.10.2011 "Për transferimin e 100% të aksioneve të Shoqërisë HEC-i Lanabregas Sh.a, Tiranë”, zotëruar nga METE, shitur Shoqërisë "Ujësjellës-kanalizime" Sh.a Tiranë” për 15 milion euro. Ndërsa katër HEC-et “Bistrica 1”, “Bistrica 2- sh.a”, “Ulëz” e “Shkopet” u shitën me 1.6 milion euro më pak se vlera e HEC-it të “Lanabregas”. Përpos vjedhjes së hapur me anën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit aktiv dhe pasiv, çfarë ka ndikuar në këtë akt të paprecedent kundër pasurisë kombëtare?!

8.Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij u kanë bërë ndryshime me qëllimin e hapur korruptiv dy VKM, atij me nr. 152 dhe 153, datë 29/02/2012. Në bazë të ligjit dhe të këtyre VKM investitori strategjik duhet të kishte eksperiencë në menaxhim HEC-eve.

Më të lexuarat