BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Politike

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke, detajet nga dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit dhe dështimi i planit të jugosllavëve për të eliminuar Ramiz Alinë, ja rrëfimi i fundit “bombastik” i Bujar Hoxhës përpara se të ndërronte jetë

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke,

Ka ndërruar jetë më datë 27 maj,  ish-oficeri i Sigurimit Bujar Hoxha, i cili disa ditë më parë rrëfeu për emisionin “Inside Story” në “Top Channel” disa nga krimet e dyshuara të shërbimeve greke. Mësohet se Hoxha ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Pak ditë më parë, ai bëri një denoncim të forte në Top Channel për një krim konkret, vrasjen makabre të një agjenti shqiptar nga shërbimet greke. Gazeta “SOT” i shpreh ngushëllimet familjarëve të Bujar Hoxhës. Kujtojmë se i ndjeri ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë me median tonë, pasi shpesh ka sjellë për lexuesit e gazetës informacione, intervista dhe materiale të rëndësishme.

Ja rrëfimi i fundit i Bujar Hoxhës në media

Si fillim Bujar Hoxha foli për shërbimet Shqiptare, të cilat përballeshin me qasje agresive edhe nga fqinjët jugorë. Fatkeqësisht, dekadat e para inteligjenca shqiptare nuk kishte thuajse asnjë të dhënë mbi veprimtarinë intensive të spiunazhit grek. Strukturat e Kundërzbulimit në Vlorë, nuk kishin pasur asnjë rezultat për të siguruar informacion për spiunazhin grek. “Përgjithësisht agresivitetin më të madh e kemi patur te jugosllavët por grekët kishin si specifik shërbimi më të ndryshme nga jugosllavi sepse kërkojnë shumë cilësinë. Nëse jugosllavi nuk pyeste për cilësi por kush ti dilte para e rekrutonte grekët janë një cikë më tekanjozë’, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Denoncimi i fortë

Një togë me dosje e fashikuj spiunazhi të paezauruara për ndjekje operative gjendeshin mbi tryezën e punës. Pasi u analizuan një nga një të gjitha, do të kuptohej se ato nuk ishin materiale të denja për kundërzbulim. Por, kjo situatë do të ndryshonte shpejtë dhe do të niste një gjueti për spiunë grek. Në 8 shtator të 1985 do të gjendej i ekzekutuar një nga agjentët kundërzbulues të Shërbimit Shqiptar, i njohur me pseudonimin “Arbri”. Trupi i tij u gjet nga një çoban në mes të ferrave, brenda një thesi, në gjendje thuajse të dekompozuar. Agjenti ishte ekzekutuar në mënyrë makabre. Sipas ekspertëve të asaj kohe, kjo ishte një vrasje tipike e shërbimeve greke, që eliminuan një prej agjentëve më të dalluar shqiptarë. “Me një kosë i kishin prerë kokën dhe e kishin futur në një thes dhe e kishin hedhur në një hon që të mos zbulohej. Ai u zbulua pas një jave kur filloi trupi të dekompozohej. Do të thoja këtë që zbulimi grek tregoi egërsinë e tij ndaj agjentëve që punonin për Sigurinë e Shtetit”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror. Agjenti i ekzekutuar kishte hedhur një skicë të agjenturës greke në Shqipëri. Skicë që do ta çonte më tej agjenti tjetër me emrin “Zeusi”. Sigurimi Shtetëror i Vlorës kishte nisur procesin “Bregu” për zbulimin e agjentëve grekë. “Arritëm që të futemi në lojë me zbulim grek. Jo vetëm që zbuluam rezidenturën që shtrihej në dhjetar persona por veçuam si më të rrezikshëm grupin e famshëm intelektual”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

Agjentët e serbëve në administratën e lartë civile e ushtarake

Në rrëfimet e Bujar Hoxhës në librin “Pluralizmi Shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”, zbulohen miqësitë që lidhen në kuadër të shërbimeve. Man Dauti, ishte martuar me motrën e Ibrahim H., që punonte me kundërzbulimin shqiptar. Operativi i zonës duke dyshuar tek lidhjet që kishin këta të dy, i jep Ibrahim H një pushkë me leje. Pas disa kohësh e thërrasin në Kukës me disa pushkatarë të tjerë për të kolauduar armën. Në fshehtësi do ti montohej mikrofon në pushkë nga kolegët e tij. Ai u këshillua që të kalonte natën në shtëpinë e Man Dautit. Deri në mëngjes do të regjistroheshin bisedat e tyre nga ku do të dilte se në këtë rrjet aktiv spiunësh do të ishte edhe vetë Ibrahimi, që njihej si Braçja. Skenari për atentatin e planifikuar ndaj Ramiz Alisë do të zbardhej i plotë. Gjatë kësaj periudhe u gjet një skedë me pseudonime spiunësh jugosllavë. Aty u zbulua se Man Dauti kishte pseudonimin “Daliu”. Nga zbërthimi që u bë, rezultonte se D vinte nga mbiemri Dauti dhe “Aliu” i korrespondonte Avdyl Alija. Sipas përshkrimit thuhej se ishte nga Hasi me moshë të re, me cilësi të besueshme, kontrabandist i regjur dhe tepër finok, rekrutuar nga “Aliu” alias “Malësori”. Ukë Dauti pasi refuzoi fillimisht bashkëpunimin, ndryshoi mendje dhe tregoi pjesëtarët e grupit. Ai dinte të dhëna të bollshme edhe për persona “Vip”. Një nga këta agjentë, rezultoi në Brigadën Ushtarake në Krumë, i cili kishte një post me përgjegjësi në aparatin drejtues të shtabit të brigadës. Që nga viti 1981-1985, agjenti në fjalë kishte furnizuar zbulimin jugosllav me informata sekrete. Ata kishin info të sakta sa i përket shtrirjes së formacioneve ushatrake, armatimit, dislokimit të trupave, sistemitë të fortifikimit dhe të ndërlidhjes etj. Pas zbulimit ai do të kthehej në një bashkëpunëtaor të Sigurimit të Shtetit duke shlyer në këtë mënyrë fajin e tij të tradhëtisë ndaj shtetit. Ky skenar, aplikohet masivisht edhe sot nga vendet jo-miqësore. Këtë, e kanë treguar tentativat e inteligjencës rusë për të fotografuar çdo bazë dhe ish bazë ushtarake në Shqipëri. Një tjetër bashkëpunëtor do të ishte edhe Ukë Mazreku i cili cili nxori shumë gjëra të reja. Lidhja e tij me jugosllavët ishte Xhem Sefolli, magazinieri i ndërmarrjes së grumbullimit e përpunimit në Has. Këtij spiuni ju treguan disa foto dhe ai pa hezitim identifikoi dy prej tyre. Njëri punonte në komitetin Qendror me pseudonimin “Profesori” dhe tjetri në sistemin e drejtësisë me pseudonimin “Ereniku”.

Si u shpëtua Ramiz Alia

Nga ana tjetër, në intervistën e fundit, i ndjeri Hoxha dha detaje dhe për shpëtimin që i është bërë Ramiz Alisë. Ishte viti 1983, kur Ramiz Alia kishte planifikuar një vizitë në Kukës, Krumë dhe Has. Inteligjenca jugosllave, që kishte si objektiv konstant Shqipërinë, kishte planifikuar një atentat ndaj tij me qëllime destabilizuese. Për këtë plan, Sigurimi i Shtetit nuk kishte të dhëna. “E vërteta është se Sigurimi i Shtetit në atë kohë nuk kishte informacion se po përgatitej diçka kundër presidentit të asaj kohe Ramiz Alisë. Ngjarja filloi të na ngacmojë që në momentin kur u fikën dritat në turizmin e qytetit dhe sidomos denoncimi që erdhi kjo na dha sinjalin se këtu diçka nuk shkon”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetror. Të nesërmen e asaj dite u bë një denoncim i frikshëm. Në depozitat e fabrikës ku prodhohej buka për banorët e qytetit, një natë më parë ishte tentuar të hidhej diçka nga një person i paidentifikuar. Personi nuk e kishte arritur dot misionin e tij që me gjasë, lidhej me helmimin e bukëve për banorët. Episodet me shkëputjen e energjisë dhe tentativën për helmin e bukëve nuk u konsideruan rastësore nga Sigurimi. Oficerët dhe grupet operative të terrenit ngritën në nivelin maksimal gatishmërinë në vijimin e vizitës në Krumë. “Ndërtuam operacionin në mitingun që do të zhvillohej në Krumë. Kjo na dha mundësinë që ne të kontrollonim njerëzit që ne i konsideronim si të mundshëm dhe kishin kryer shërbime dhe favore ndaj shërbimit jugosllav”, u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror. Në arkivën e sigurimit të shtetit kishte informacione për fisin Dauti që kryenin shërbime në favor të jugosllavëve. Për të patur nën kontroll situatën, mes pjesëtarëve të atij fisi u fut një agjent i infiltruar. Man Dauti, Muç Dauti, Xhemal Dauti, Ukë Dauti dhe të tjerë persona të familjes po përqendroheshin në rreshtin e dytë të tribunës. Man Dauti mbante një bombë në xhep për t’ja dhënë më pas Ukë Dautit sipas asaj që raporton ish funksionari i lartë i Shërbimit Bujar Hoxha, në librin e tij ku rendit operacionet ku ka qenë pjesë. “Ne ishim ende pa informacion që ky njeri kishte një mjet kaq të rrezikshëm por dikush i pirë me mbiemrin Meshi kishte thikë dhe një qytetar na njoftoi dhe shkuan punonjësit e policisë e morën me dhunë dhe Mani u tremb dhe nxori bombën për t’ia dhënë bashkëpunëtorit tonë Gjeologu. Ai nuk e pranoi dhe njoftoi një kuadër tonin dhe aty përfundoi dhe i arrestuam në flagrancë dy vëllezërit Dauti’

Dosja ‘Kaosi’ që fsheh politikanë

Po ashtu Z.Hoxha ka folur edhe për lidhjet e politikanëve me ish-Sigurimin e Shtetit dhe një nga këto dosje ai përmend “Kaosin”, dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit të Shtetit. Në realitetin shqiptar, gjithkush kur dëgjon emrin e Sigurimit të Shtetit, ndjen dridhje në kurriz dhe një valë dyshimi për ngjarje dramatike që ende nuk janë zbardhur të plota. ‘Keqdashja ka qenë e skajshëm e qëllimshme dhe për më tepër kam shtruar si problem akuzues nga politikan që kanë qenë me dosje nga Sigurimi i Shtetit. Që të jem më ekzakt do të ishte me interes që të shihej dosja kaosi që unë përmend në libër dhe aty jepen në mënyrë të saktë politikanët që kanë qenë me letra aktive nga Sigurimi i Shtetit’- u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.

 

Më të lexuarat