Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko, hodhi dje akuza në drejtim të grupimit të Gazment Bardhit se në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, ka luajtur lojën e Sali Berishës. Teksa ishte i ftuar në një media, Bejko theksoi se Gazment Bardhi do po ashtu që t’i çojë edhe siglën dhe vulën e PD-së te Sali Berisha. “Ne donim të përfaqësoheshim në 61 bashki. Por pjesa e bardhit nuk donte. Këto po bënin lojën e Sali Berishës. Vazhdojnë misioni. Kanë bërë marrëveshje me Sali Berishës. Këta kanë dashur të shkojnë te Sali Berisha me trofe. Në bazë të trofeut të kishin është pozicionin në rankimin hierarkik. Ende nuk e ka çuar deri në fund amanetin që të çojë kryetarin siglën dhe të zhbëjë jo thjesht një grumbull njerëzish. Sallat tona janë plot”, deklaroi ai. I pyetur në lidhje me nëse po i bëhet presion gjykatës së Apelit për seancën e çështjes së vulës së PD-së, Bejko mohoi se ato po i bëjnë presion. Sipas Bejkos, ata do të pranojnë vendimin e gjykatës dhe madje kanë sfiduar Rithemelimin të bëjë të njëjtën gjë. ‘Ne jo. Jo vetëm ne por të gjithë demokratë. Dhe ju te medias është midis të gjithëve, thonë po kjo gjykata kaq të vështirë e ka të marrë një vendim. Ne jemi më të urtët në këtë. Ishte në tagrin e nënkryetarit. Pushtete të jenë të ndara. Padiskutim që do ta pranojmë, kemi bërë sfidën që edhe pala tjetër ta pranojë”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, Bejko theksoi se Rithemelimi, po u thotë qytetarëve në bazë se opozita e tyre do të jetë për çlirimin e Sali Berishës. “Ju kanë thënë që të qëndrojnë fort dhe gjithë strategjinë që duhet të ketë opozita e tyre të jetë për çlirimin e Sali Berishës. Gjithë hallin e kanë të çlirojnë Sali Berishën”, tha ai. Bejko po ashtu iu rikthye edhe fushatës parlamentare në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku hodhi dyshime për financimin e fushatës së Sali Berishës. “Ku i gjeti paratë Sali Berisha. Unë nuk dukesha gjëkundi se nuk e financoja dot. Ku i gjetën këta paratë për ngritjen e skenave gjigande. Këta janë bashkë. Oligarkët janë bashkë. Duan të mos ketë asnjë zë. Duan ta zhdukin PD-në sepse ne përfaqësojmë të ndryshimin e tyre, nëse ata janë oligarkët ne jemi kundër oligarkëve”, nënvizoi Bejko.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë