Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka pas publikimit të lajmit se kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Azerbajxhanit me çarterin privat të një kompanie biznesi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale.
Sipas Palokës vetëm një si Rama, të qenit kryeministri më i korruptuar në Evropë, e përplas me arrogancë në publik!
Për çdo vend tjetër normal, udhëtimi i një kryeministri me çarter të një kompanie biznesi, do të ishte skandal që minimalisht do çonte në shkarkim të tij. Imagjinoni që kjo ka bërë përshtypje dhe në një vend si Azerbajxhani…!
Postimi i plotë i Palokës:
Vetem nje si Rama , te qenit kryeministri me i korruptuar ne Evrope e perplas me arrogance ne publik!
Per cdo vend tjeter normal, udhetimi i nje kryeministri me charter te nje kompanie biznesi, do te ishte skandal qe minimalisht do conte ne shkarkim te tij.
Imagjinoni qe kjo ka bere pershtypje dhe ne nje vend si Azerbajxhani…!
Cfare afere te qelbur do te mbylle kete here (se qe ka marre rrugen thjeshte per te inaguruar ambasaden , kete vetem nje idiot e beson ) ?