Lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave për pagat e 637 mijë personave, ka ardhur një reagim zyrtar edhe nga Partia Demokratike. Me anë të një deklarate nga selia blu, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se ky skandal ka përmasa të jashtëzakonshme teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dështuar plotësisht në mbrojtjen e të dhënave sensitive që lidhen me pagat. Sipas tij, PD beson se publikimi i të dhënave mbi pagat është pjesë e të njëjtës skemë që u përdor për patronazhimin. “Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri. Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve. Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimi të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve”, u shpreh ai. Alibeaj tha se lista e publikuar është pjesë e strategjisë së PS që t’i përdorë këto informacione për qëllime elektorale. Deputeti tha se përgjegjës për keqbërjen ndaj qytetarëve me publikimin e të dhënave të tyre mbi pagat, është vetëm Rama. Sipas tij, kryeministri duhet të dorëhiqet dhe drejtësia të veprojë sa është në kohë. “Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale. Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë. Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen. Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama, sot duhet të japë dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë”, tha Alibeaj.
Romeo dhe Heidi janë celebruar në fshehtësi? Aktori bën deklaratën e papritur
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother...
Lexo më shumë