BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek

Prokuroria e Posaçme vazhdon hetimin mbi ligjshmërinë e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv Partizani në Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi dyshohen për korrupsion, ndërsa zoti Malltezi edhe për pastrim parash. Të gjendur nën presionin e proceseve gjyqësore për privatizimin e kompleksit “Partizani”, familja Berisha ka kaluar në kundërsulm me një denoncim të fortë që prek të njëjtën zonë të Tiranës, por që vendos në pozitat e të akuzuarit, Edi Ramën. Bëhet fjalë për truallin ku Karlo Bolino ka vendosur mediat e tij prej disa vitesh. S’ka ndonjë të fshehtë në faktin që mediat e Bolinos janë në mbështetje të qeverisë Rama dhe denoncimi i Berishës mund të zbulojë edhe arsyet e kësaj simpatie. Sipas Berishës, Bolino rezulton përfitues i një trualli me vlerë të konsiderueshme falë një skeme të vënë në zbatim nga kryeministri Edi Rama. Bëhet fjalë për një truall që familjet trashëgimtare të tokës ku ishte ngritur kompleksi Partizani, vendosën që t’ia dhurojnë bashkisë së Tiranës për të ndërtuar një gjimnaz, pretendon Berisha. Si provë të kësaj dhurate për Bashkinë, Berisha nuk ka një dokument që të tregojë se trashëgimtarët e truallit e falën pronën e tyre për gjimnaz, por ai ka nxjerrë dokumentet e planit rregullues nga viti 2013, siç shihet më poshtë:

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tekSkandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek

Në dokumentin që tregon rregulloren e planit, (dokumenti poshtë) sipas Berishës shkruhet qartë se në pronën që iu dhurua bashkisë në rrugën Ndre Mjeda, njesia bashkiake nr.7, zona nr.11, ishte parashikuar ndërtimi i një shkolle të mesme.

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek

Por çfarë ndodhi më pas? Në vend që Bashkia të niste punën për ndërtimin e gjimnazit, brenda 7 muajsh prona i ka kaluar pronarit të mediave, Karlo Bolinos për të cilin u hap edhe rruga e privatizimit, njësoj si me Jamarbër Malltezin.

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek

Skema u bë e mundur me tre vendime të njëpasnjëshme të qeverisë së Edi Ramës. “Me vendimin e parë të Këshillit të Ministrave me nr. 642 datë. 02.10.2019, Edi Rama i dhuron vetes dhe Bollinos së tij 4020 m2 tokë dhe mbi 1600 m2 ndërtesë për një 1 euro për 20 vjet” thotë Berisha, duke nxjerrë dokumentin më poshtë:

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek

Me vendimin e dytë, shkurt 2020, pra 4 muaj më vonë, sipërfaqja për Bolinon shtohet me 870 metër katrorë. Prona shtohet, por qiraja mbetet e njëjtë, 1 euro.

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek

Tre muaj më vonë del vendimi i tretë. Në maj të 2020 kryeministri vendos t’i prishë tre ndërtesat që ia kishte dhënë me qira Bolinos. Të njëjtat që i kishte dhënë me qira 1 euro, pak më herët. “Kjo bëhet që investimet Rama-Bollino të tejkalojnë në vlerë, vlerën e tokës dhe të bëhen de fakto në vitet në vazhdim, pronë e tyre. Të bëhet pronë e tyre edhe toka,” shpjegon Berisha. Për akuzat e Berishës, ka reaguar botuesi Karlo Bolino.  “Monologu i “prokurorit Berisha” kundër meje u transmetua live nga disa televizione duke përfshirë RTSH 24 dhe Klan Neës, pra dy televizione me licencë kombëtare, një nga të cilat i paguar me lekët e taksapaguesve, pra edhe me lekët e mia. Duke e ditur që nuk jam as një politikan as një zyrtar, por thjesht një gazetar, pronar i një media, çfarë mundësie më është ofruar nga këto media që kanë detyrime të veçanta ndaj ligjit, për të garantuar integritetin dhe dinjitetin tim ndaj kësaj hakmarrje primitive dhe shpifëse të një ish-presidenti dhe ish-kryeministri nën hetim, që nuk përfaqëson më asnjë parti politike? A i takon Autoritetit të Mediave Audiovizive të reagojë?,” shkruan Bolino.

Reagon Edi Rama

Edhe kryeministri Rama hodhi poshtë para pak ditësh si të pabaza akuzat se ai ka favorizuar botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino lidhur me tokën mbi të cilën është ndërtuar godina e televizionit të tij. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares, në konferencë për median Rama tha se dihet përse bëhet sulmi të cilin e quajti shumë të ulët. “Sa i përket sulmit shumë të ulët që i bëhet botuesit në fjalë që nuk ia përmende emri, që quhet Carlo Bollino. Mund t’iu them vetëm kaq. Që është një akuzë ose zinxhir akuzash pa asnjë bazë. Fare! Nuk ka asnjë bazë! Eshtë procedura më rutinë e ndjekur si në shumë e shumë raste të tjera kur është fjala për ngrehina të rrënuara që jepen për t’u përdorur për një sipërmarrje X, Y, Zeta. Asgjë tjetër nuk ka këtu. Të gjitha të tjerat janë fantazira. Ti përgjigjesh dhe të sqarosh fantazirat është e kotë sepse ia thashë më përpara njërës nga koleget e tua: Ok, ata thonë kështu, ti thua kështu? Po si është e vërteta? Unë kam të vërtetën time. Merrini këto që po them, merrni jurist e nxirrni konkluzionet por është krejtësisht banale dhe nuk ia vlen, por dihet shumë mirë pse bëhet”, tha Rama.

Skema e Ramës me Jamarbër Malltezin

Pra siç po e shohim nga akuzat dhe dokumentet e zbardhura së fundmi, afera e Kompleksit Partizani, nuk përfshin vetëm familjen “Berisha” dhe besnikët e tij, por aty i rrezikuari kryesor në këtë mes është dhe Rama. Këtë e vërtetoi dhe investigimi i Zërit të Amerikës dy ditë më parë. I gjithë ky skandal fillon me firmën që hodhi kryebashkiaku Edi Rama në datën 29.12. 2007 për shkatërrimin dhe kthimin në shesh ndërtimi të kompleksit sportiv "Partizani". Ky vendim, dihet se si dhe përse e në favor të kujt është firmosur e vulosur. Këtë skandal të vitit 2007-2008, të përgatitur prej Ramës së Bashkisë Tiranë dhe Berishës së qeverisë e asgjëson" një shkresë e lëshuar 15 vjet me parë, pra në vitin 1994, nga zyra qendrore e Arkivës së Shtetit Shqiptar, kur drejtor i Përgjithshëm i kësaj arkiv ka qenë krushku i Sali Berishës, ose më saktë, babai i dhëndrit të Saliut dhe vjehrri i Argitës, Luan Malltezi. Sipas këtij dokumenti, pra kësaj shkrese me numër prot 1586/1, datë 12.05.1994, firmosur asokohe nga drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të shtetit, Luan Malltezi, ish-pronarët e truallit të kompleksit sportiv "Partizani' në Tiranë, janë shpronësuar nga ish-qeveria Fashiste Italiane, në vitet 1940-1941, duke u paguar truallin kundrejt çmimeve të kohës dhe që ish-pronarët, kanë firmosur marrjen e vlerave përkatëse financiare. Në datën 29 dhjetor 2007, Edi Rama në cilësinë e ish-kryebashkiakut të Tiranës, ka miratuar si shesh ndërtimi kompleksin publik "Partizani", si godinë banimi dhe shërbimesh me 5, 7 dhe 9 kate, me 2 kate parkim nëntokë. Ky veprim me gjuhën e ligjit quhet abuzim, shkatërrim dhe grabitje e pronës publike, ndërsa me gjuhën e klanit Rama-Berisha, quhet përfitim dhe pasurim. Dhe nuk është rastësi që ky vendim i cili mban siglën e Këshillit të Rregullim-Territorit (KRRT) të Tiranës, rezulton se është marrë në datën 29 dhjetor 2007, ditë që në kalendar rezulton e shtunë, ditë kur administrata publike e ka pushim me ligj dhe po sipas ligjit, në ditë pushimesh nuk njihet si i vlefshëm ligjërisht asnjë veprim zyrtar, përveçse në raste emergjencash civile, që kanë lidhje me ndihmën ndaj popullatës. Qëllimi ishte për të kthyer kompleksin sportiv "Partizani" në shesh ndërtimi për ndërtim pallati e pallatesh, ku pronar i këtij ndërtimi rezulton se është edhe dhëndri ish-kryeministrit te "duarve të pastra" Sali Berisha,  Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i Argitës dhe motra e tij, Olta Malltezi.

Më të lexuarat