BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

Sot Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Balla thirrje qytetarëve: Denonconi çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën

Sot Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Balla thirrje

 

Në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi qytetarët e mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Në një inspektim në rrugët e kryeqytetit, ku u takua me drejtues e punonjës të Policisë Rrugore, Ministri u informua nga Shefi i Komisariatit Besmir Qibini se janë rreth 300 drejtues mjeti nën akuzë “Për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Të kapur në shkelje këta shtetas kanë tentuar t’i ofrojnë punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet për t’i shpëtuar gjobës apo heqjes së lejes së drejtimit.

“Ju nxis që çdo rast të çdo tentative ryshfeti, ta denonconi menjëherë. Dënimet shkojnë nga 6 muaj deri në 1 vit burg, por edhe ne duhet të publikojmë gjithë rastet dhe mos të harrojmë se besimin e qytetarëve tek Policia e rritim nëse e e luftojmë këtë fenomen me të gjitha forcat”, ishte apeli i Ministrit për efektivët e Rrugores.

Balla ftoi ata të jenë shembulli e modeli i një qasjeje të re, që do ngrihet në një nivel tjetër në Polici.

Më tej, Balla ftoi dhe qytetarët e mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën.

Nga ana tjetër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit tha ai, duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ministri nënvizoi se
qytetarët presin nga Policia, zbatim të fortë të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit.

Në prag të festave të fundvitit, ministri Balla kërkoi më shumë prezencë të Policisë në akset rrugore, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.

 

Më të lexuarat