BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x
BREAKING NEWS

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për aferën e inceneratorëve dhe rrugën Korçë-Ersekë, zbardhet dosja e PD zyrtare me provat “përvëluese”

Edi Rama dhe Belinda Balluku përfundojnë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy orë Ogerta Manastirliun, nga ndryshimi i kontratës koncesionare, te rritja e kostos në mënyrë abuzive për buxhetin e shtetit, ja vendimet që mund ta fundosin

Thellohen hetimet për Koncesionin e Sterilizimit, SPAK pyet për dy
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi të takojë opozitën, baza e Kuçovës investim amerikan dhe mesazh për Moskën

Kreshnik Spahiu: Ja pse Blinken erdhi në Tiranë dhe arsyet pse refuzoi
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta tronditëse që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997 dhe të gjitha mesazhet e fshehta të Blinken nga vizita në Tir...

Frrok Çupi: Amerikanët investuan te Sali Berisha, ja e vërteta
x

Politike

“Sot është në këtë gjendje për shkak të një përçarje”/ Anëtari i PD shpërthen kundër rikthimit të Berishës në krye: I pa vend dhe jashtë kohe

“Sot është në këtë gjendje për shkak të

Anëtari i Kryesisë së PD Edvin Kulluri ka komentuar situatën politike në vend, nga Kongresi i PS ku u fol për Shqipërinë e vitit 2030 e deri tek situata në kampin opozitar.

Në një intervistë televizive, Kulluri tha se ka ardhur koha që Rama të flasë për Shqipërinë e burgut të 313, duke shtuar se zhvillimet e fundit të SPAK kanë qenë  të paralajmëruara.

Ndërkohë që për përçarjen e PD Kulluri tha se duhet të gjendet shkaku që e ka sjellë në këtë situatë, që të pasojë me një zgjidhje.

“Edi Rama duhet të flasë për Shqipërinë e burgut të 313, për shkak të zhvillimeve të fundit që janë të paralajmëruara, edhe çështja e djeshme në Bashkinë e Tiranës. PD sot është në këtë gjendje për shkak të një përçarje, që nëse nuk dihet shkaku nuk do gjendet rruga e bashkimit”, tha Kulluri.

Ndërsa rikthimin e Sali Berishës, Kulluri e cilëson si të pavend dhe jashtë kohe. Sipas tij, kurba e Rithemelimit ka ardhur në rënie.

“Rikthimi i Berishës është i pavend dhe jashtë kohe. Sot salla në Fier ku ishte Berisha ishte gjysmë bosh.

Ne duhet të dalim me një program të mirë për të marrë sa më shumë vota në këto kushte që jemi. Rithemelimi nuk i ka këto kushte. Kurba e Rithemelimit ka ardhur në rënie. Premtimet e Berishës nuk janë mbajtur, as për primaret”, tha Kulluri.

Anëtari i Kryesisë shtoi më tej se në datën 11 dhjetor 2023, në Pallatin e Kongreseve do të mbahet një aktivitet për të përkujtuar krijimin e PD, që organizohet nga Lulzim Basha.

 

Më të lexuarat