Ora e arrestimeve të VIP-ave të korrupsionit në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po hetohen dosje të zjarrta, të cilat pritet të tronditin themelet e politikës. Sipas informacioneve, mësohet se pas hapjes së këtyre dosjeve, SPAK pritet të firmosë dhjetëra fletë arresti, ku në pranga do të bien zyrtarë të pushtetit vendor, ish-ministra dhe ministra dhe politikanë të lartë. Ditët në vijim do ketë lëvizje të bujshme nga Prokuroria e Posaçme. Sinjalet vijnë brenda SPAK. Si fillim u dha lajmi se drejtësia e re do të shtojë forcat e saj të hetimit. SPAK-u pritet të bëhet me 20 prokurorë. Dje u dha njoftimi për hapjen 3 vende të reja. Kjo lëvizje vjen pasi është një “mal” me dosje në Prokurorinë e Posaçme dhe çështjet sa vijnë dhe shtohen. Disa duhet të mbyllen me urgjencë siç janë dhe koncesionet në shëndetësi, ku pritet të arrestohet një “peshk i madh” në vijim. Sinjali tjetër është Altin Dumani. Ai do të flasë me gazetarët ditën e enjte, datë 28.09.2023, ora 12:30 për çështjet më të nxehta. Gazeta “SOT” raportoi pak ditë më parë se Dumani, nuk bëri pushime as në muajin gusht sepse kishte dosje dhe fletë arreste në tavolinë. Dumani dhe prokurorët e SPAK, punoi nga mëngjesi herët deri në orët e vona të mesnatës mbi dosjet e shumta, por që duket se disa janë me sensitive për publikun sepse flitet për ministra, ish-ministra, ish-kryeministra, ish-presidentë dhe një varg zyrtarësh të nivelit të lartë. Nga ana tjetër janë dhe lëvizjet e fundit të prokurorëve të SPAK në SHBA të cilët janë trajnuar nga amerikanët.
Dosjet e nxehta
Duke parë forcimin e drejtësisë së re me 3 prokurorë dhe lëvizjet e Dumanit dhe ndihmën e amerikanëve, krijohet përshtypja se drejtësia shqiptare po përgatitet për një fushatë të madhe “goditjesh” emrash të rëndësishëm të politikës dhe pushtetit në Shqipëri. Përveç Partisë Socialiste në pushtet e cila ka mërrë goditjet më të rënda në histori dhe pritet të fundoset edhe më shumë, SPAK po përgatit të arrestojë dhe nga radhët e “Foltores” e Partisë së Lirisë. Muajt e fundit, ministrat e ish-ministrat socialistë si Olta Xhaçka, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri, kreu i PL Ilir Meta, djali ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ish-ministri demokrat Aldo Bumçi, nënkryetari i PL Petrit Vasili, e shumë të tjerë deputetë e ish-deputetë për t’u ballafaquar me një sërë hetimesh që kanë të bëjnë me një sërë çështjesh që SPAK po merret gjerësisht si: privatizimi dhe afera korruptive e CEZ-it, shpërthimi në Gërdec, lobimin e ish-LSI në SHBA për të marrë pjesë në inaugurimin e ish-presidentit Donal Trump në 2017, privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani” nga dhëndri i kreut të “Foltores” Berisha, Jamarbër Malltezi, afera korruptive e inceneratorëve, abuzimi me pronat e ushtrisë, kulla në qendër të Tiranës. Por së fundmi gazeta “SOT” ka mësuar se Prokuroria Speciale ka gati fletë-arrestin dhe për një oligark të njohur në Shqipëri. Megjithatë mbetët të shihte se kur do të ekzekutohet ky vendim.
“Tmerri” i pushtetarëve të lartë, Altin Dumani
Altin Dumani është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Nga ky operacion u lëshuan 32 urdhër-arreste. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Gjithashtu, Dumani ishte edhe prokurori që çoi në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.