BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket se ka turbulluar ujërat në klasën politike shqiptare. Goditjet në radhët e socialistëve hodhën në sulm kryeministrin Edi Rama, ndërsa prej vitesh të tëra SPAK po sulmohet si nga Sali Berisha ashtu dhe nga Ilir Meta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ua kanë bërë të qartë të gjithëve se nuk kanë punë të ndërhyjnë në punët e drejtësisë, pasi Prokuroria e Posaçme gëzon besimin e tyre, çka do të thotë se Uashingtoni mbështet fuqishëm luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar. Por pyetja që shtrohet është: Pse janë trembur të gjithë? Në duart e organit të akuzës janë një sërë dosjesh të rëndësishme, që nëse hetohen si duhet mund të shkundin piramidën politike shqiptare, ku goditja më e madhe pritet të jetë për qeverinë “Rama”, teksa disa nga ministra aktualë janë nën ankthin e prangave, për shkak se akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.  

Urdhrat e Ramës

Kjo ka bërë që kreu i qeverisë Edi Rama të japë urdhra dhe të bëjë presione ndaj vartësve të tij gjithë këto javë që të mos lejojnë asnjë agjent nga BKH që të futen në dyert e Kryeministrisë, apo dhe institucione të tjera. Kjo lëvizje e tij vjen pasi SPAK së fundmi ka kryer me dhjetëra vizita “blic” në zyrat shtetërore, duke mbledhur me mijëra e mijëra faqe e dokumente për të provuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë që janë përfshirë në hetim për korrupsion, ku janë disa ish-ministra të kabinetit, sekretarë të përgjithshëm të tyre, por edhe zyrtarë të tjerë që janë në funksion apo janë larguar. Këta zyrtarë ndodhen mes dy zjarresh, pasi nga njëra anë janë në presion nga kreu i qeverisë, nga ana tjetër janë në panik nga hetimet e drejtësisë së re. Me ligj ata nuk kanë të drejtë të bllokojnë hetimet. Këta zyrtarë rrezikojnë edhe burgun pasi kryejnë veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal, i cili të çon deri në 5 vjet burg.

Skema e SPAK

Ky qëndrim i Ramës nuk do ta ndalë SPAK. Natyrisht që drejtësia, është ditur se do të lundrojë në “syrin e ciklonit” e do të sulmohet majtas e djathtas, sepse nuk i kanë zgjedhur në atë institucion për të nusëruar, por për të kapur “Peshqit e Mëdhenj”; të korrupsionit dhe pengimit të drejtësisë dhe skemat e tyre janë shumë të sofistifikuara. Agjentët po përdorin gjithashtu metoda të tjera speciale për të hetuar zyrtarët e lartë të korruptuar. Ata nuk mjaftohen vetëm me sekuestrime dokumentesh. Sipas udhëzimeve që ata kanë marrë nga ndërkombëtarët, SPAK do të kalojë në tjetër fazë, pasi ata do të shkojnë deri tek vilat e tyre luksoze, te kuzhinierët dhe deri te pastruesit e të pasurve me metoda speciale për të zbuluar të korruptuarit. Madje jo vetëm kaq, tani ata kanë futur metodat e avancuara dhe përdorimin e teknologjisë për të analizuar të dhënat përmes programeve të specializuara, monitorime të aktiviteteve në rrjetet sociale dhe mediat digjitale, të personave, kompanive apo edhe institucioneve ku dyshohen aktivitete korruptive. Janë future dhe përgjime mjedisore përmes programeve të specializuara, si dhe përdorimi i mikrodronëve, njohur ndryshe edhe si ‘mizat përgjuese’ për përgjime të fshehta. Gjithashtu po përdoret infiltrimi, apo sigurimi i bashkëpunëtorëve konfidencialë që të mund të sigurojnë të dhëna shtesë për hetimet, si dhe përdorimi i dronëve, apo teknologjisë satelitore për mbledhjen e informacioneve.

 

Më të lexuarat