BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Politike

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja totale e partisë

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend, duke folur pa “doreza” dhe treguar se çfarë po ndodh mes çiftit më të përfolur, sikundër janë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Braho ndan detaje nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, teksa flet edhe për manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), sot Partia e Lirisë (PL). Po ashtu, ai flet edhe për largimin e bashkëpunëtores së çiftit Meta-Kryemadhi dhe madje shkërmoqjen totale të Partisë së Lirisë. Më tej sh-deputeti gjatë intervistës për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman u ndal për paralajmërimet e Metës për nepotizmin në parti, teksa u shpreh se nuk ekziston teza e nepotizmit në politikë. Ndërkohë si ish-deputet i LSI-së, zoti Braho zbuloi se Meta ka pasur synim që të ishte në krye të PS-së, ndërsa shtoi se i vjen keq për vitet e humbura që ka kaluar në atë parti. Braho tha se Meta i ka larguar të gjithë nga LSI-ja për shkak të paranojës së tij.

-Zoti Braho, pse ke përplasje kaq frontale me SPAK-un nga Ilir Meta?

Është pjesë e paranojës. Ilir Meta, i cili mori kurajën dhe krijoi një forcë politikë ne vitin 2004, i cili ishte në kundërvënie me PS në atë kohë, veçanërisht kundër drejtimit të Nanos në krye të asaj partie. Meta vazhdimisht ka patur synimin të ishte në krye të PS, kjo ka qenë arsyeja që filloi sherri midis tyre. Tani është thjesht paranojë e tija, ka filluar të sulmojë duke filluar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ka filluar duke i eliminuar një nga një. Nga ai brez që u krijua fillimisht, janë larguar të gjithë nga LSI-ja, një pjesë u larguan për shkak të mos dakordsisë së hapave që ndërmori Ilir Meta. PL sot nuk është LSI-ja, ka një alarm në tërë zhvillimet, duke filluar nga viti i fundit i Presidencës e tani pas. Tani dhe brenda paranojës së tij përfliten edhe lojëra politike, ndarje rolesh. Lojë politike ishte dhe krijimi nga LSI në PL. Nuk dihet në gjykatë kjo funksionon në emër të Ilir Metës apo të Monika Kryemadhit.

-A duket sot Ilir Meta sikur është në një garë me Sali Berishën për të sulmuar më shumë SPAK-un dhe akuzuar atë, duke e parë si bashkëpunëtor i ish-presidentit?

Janë unison në këtë gjë. Është e vërtetë që kam qenë bashkëpunëtor i asaj partie dhe në drejtimin e saj, por më vjen keq për vitet e humbura nga ana ime sepse bashkëpunuam me një njeri që nuk e meritonte as mbështetjen që i kemi dhënë. Është transformuar politikisht, spikologjikisht dhe mendërisht. Ky njeri nuk është në rregull nga çaçka e kokës. Nëse pyet një psikolog nga se vuan ky njeri do të thotë menjëherë paranojak. Ai që është i sëmurë nuk e njeh dot veten e tij, ky në atë fazë është që nuk arrin të kuptojë, është bërë qesharak në sy të publikut. Është në unison me Sali Berishën për të sulmuar SPAK. Altin Dumani është drejtuesi kryesor i SPAK që funksionon mbi bazën e ligjeve dhe të reformës që e ka votuar dhe kontribuar zotëria. Kështu që, përse e do Artin Dumanin, përse e kërcënon.

-Gjuhë e ashpër dhe e fortë kjo e zotit Meta ndaj Dumanit ku e ka quajtur të papërgjegjshëm, elinkuent dhe njeri të pa integritet?

Pse nuk janë kërcënime këto t’i thuash SPAK-ut torollaku apo dhe shpifja që bën se Altin Dumani është takuar me McGonigal, është shpifje e pastër.

-A duhej të reagonte kreu i SPAK-ut për t’ju përgjigjur drejtpërdrejtë një kryetari të partisë politike?

Kryetari i SPAK-ut duhet të reagojë vetëm me mjete ligjore, ky lloj reagimi sqarues nuk ka shumë vlera. Janë kërcënime dhe fyerje direkte që i bëhet organit të ndjekjes penale. Përveç paranojës, është një sëmundje e vjetër e Ilir Metës, ka lindur  me të tillë sëmundje. Ka patur edhe cilësi të mira si politikan dhe shtetar e tani do të tërheq vëmendje me këto deklarata.

-Përse tani Ilir Meta ka nisur me këto deklarata?

Kjo do të thotë që ka frikë, arsyeja e parë është që do të tërheq vëmendjen me këto deklarata dhe e dyta është pjesë e frikës që ka ai. Dikur këto sulme i ka bërë dikur dhe ndaj Sali Berishës, madje dhe më të ashpra. Ky njeri nuk ka më të ardhme politike. Problemi është se do të mbetet në politikë apo punë tjetër nuk di çfarë të bëjë. Meta i ka mbaruar kapjet e pozicioneve më ta larta të shteti, për çfarë përpiqet tani.

-Endrit Brahimllari ka dhënë dorëheqjen pas përplasjeve me Ilir Metën, duket se situata në PL nuk është aq e kuqe dhe as rozë?

Do dalë në deklaratë dhe Elona Guri të thotë që e ka përzënë Meta nga partia, një bashkëpunëtore kasafortash e tij, pasnesër do ikin të tjerë bashkëpunëtorë të Ilirit. I përzuri, paranoja dhe dyshimi ka qenë vazhdimit pjesë e tij. Jo vetëm bashkëpunëtorët por edhe shokët i ka parë me dyshime, ka dyshuar dhe mbi Monikën. Ky është fundi i tij, pavarësisht se çfarë bërtet, ka ikur nga trutë, është një i marrë si Sali Berisha.

-A po kërkon Ilir Meta që Monika Kryemadhi të jetë jashtë partisë së PL duke përmendur nepotizmin?

Monika Kryemadhi në historinë politike të jetës së saj është shumë më aktiviste se Ilir Meta, sidomos në strukturat e FRESSH, e angazhuar përpara Metës. Rrugës ecën për një kohë bashkërisht e mori e vuri në timon sepse nuk e lejonte detyra. Nuk e besoj se në padijeni të Monikës, nuk ka patur dijeni që të dorëzonin mandatet.

-Meta këtë gjë në çdo dalje të tij ka mohuar kategorikisht kundër dhe këtë gjë nuk ia ka falur zonjës Kryemadhi dhe të tjerëve...

Këto janë përralla, thjesht është bërë një marrëveshje me njëri-tjetrin.

-Pse Meta në kohën kur ishte President këmbëngulte që të shtyheshin zgjedhjet e 30 qershorit që të mos kishte përplasje e t’i çonte me 13 tetor zgjedhjet, kishte disa iniciativa nga ana e tij?

Sepse nuk mori rezultatin që donte, nuhati se nuk ishte Monika të drejtonte atë forcë politike

-Pse u kujtua sot pas kaq kohësh dhe që e ka drejtimin vetë për nepotizmin? Aty ka qenë nepotizmi se dhe më parë prania e Kryemadhit ka qenë evidente në LSI?

Teza e nepotizmit politik është e papranueshme. Nuk ka nepotizëm politik, mund të ketë nepotizëm administrativ në drejtimin shtetëror.

-Pse tani Ilir Meta po kujtohet për nepotizmin kur prej vitesh ka drejtuar me Monikën partinë politike, ku do të dalë? Se ka një vit elektoral përpara, sepse ka zëra që flasin për çështjen në SPAK?

Ilir Meta do të mbetet sërish në politik, kjo është arsyeja. Dinë veç të kthejnë partinë politike në vegla pune për vete. Çdo gjë është bërë me marrëveshje mes tyre, Meta të rri në politikë dhe Monika të largohet. Koncepti nepotizëm brenda partisë politike nuk ekziston, sot jemi burrë dhe grua e nesër ndahemi.

-Me këtë lëvizje të fundit po shihni ndarjen politike të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit brenda PL-së?

Ndarje rolesh, jo ndarje politike. Janë ndarë rolet që t’i do largohesh e do vazhdojë unë të drejtoj në politikë.

-A ka të drejtë Ilir Meta kur flet për tradhtarë në PL, ku thotë që ka përzënë gardistin si president që i takonte me të drejtë të ligjit që të kishte në vitet pasuese të funksionit të tij si drejtues numër një i shtetit shqiptarë, për laraskën ka përmendur, për tradhtarë brenda Partisë së Lirisë?

Janë pjesë e paranojës së tij, sëmundjes psikologjike që e mbërthen dhe nuk e kupton as se çfarë po vepron. Këtë tipar e ka pasur të vazhdueshëm.

-Si e shihni vazhdimësinë e PL-së e këtë aksion të ri që po bën kryetari me largimin e Brahimllarit apo mund të ketë dhe dëbime të tjera të cilat i quan Meta?

U shoftë partia e Ilir Metës! Kam kontribuar në LSI, por nëse themi se PL ka vazhdimësi do duhet të përmbysim programin e partisë, pasi LSI-ja ishte komplet e majtë dhe më shumë se e majtë. Ky ecën ça t’i dalë përpara, djathtas përkrahë Berishës, të cilin e paraqit si idhullin e tij politik. Nuk ka më të ardhme për formacion e ri të politik të djathtë që do të çojë Ilir Meta nga fitorja në fitore. Këto janë broçkullat e tij, megjithatë populli të vlerëson.

-Duke qenë se janë ndezur motorët e vitit të para elektoral, sa të afërt i shihni Metën dhe Berishën në 2025, për të bashkëpunuar akoma?

‘Dashuri në kohërat e kolerës’, siç thotë Markes. Le të bashkëpunojnë, është qarje e Edi Ramës. Nuk e votojnë më populli as partinë e Ilir Metës e as të Sali Berishës. I ka mbetur fusha e lirë Edi Ramës, jo plotësisht në mënyrë të merituar.

-Si e shihni këtë aktivizim fizik që bën zoti Meta, stërvitjet në palestër, mesazhet që përcjell pas këtyre lëvizjeve?

Mesazhi është se Ilir Meta është pjesë e krizës së tij mendore. Vetëm një i marrë mund të hipë atje, keni parë ndonjë president të hip majë selvive e kumbullave e skelave. Është turp. Vetëm për të tërheq vëmendje. Me këto veprime tregon krizën e tij mendore.

-Këto veprime mund të lexohen si një lloj parapërgatitje apo nxjemje për të treguar që jemi gati për zgjedhjet e radhës?

Pse majë shtyllave do i bëj zgjedhjet ai? Këto veprime nuk e tregojnë normal.

-Mandati i pa dorëzuar i Olta Xhaçkës nga mazhoranca te Kushtetuesja, a duhet të shkonte apo jo ky mandat, a kishte konflikt interesi socialistja në raport me investitorin strategjik, bashkëshortin e saj? Si e patë votimin në Parlament?

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të padiskutueshme, mirë apo keq, të leverdisin apo jo. Nëse ka konflikt interesi, duhet të njihemi se për  farë po rrëzohet ministrja Xhaçka. Vota ime do të ishte që të shkojë dhe ta gjykojë Gjykata Kushtetuese.

-Ka qenë ky një vendim politik i grupit?

Të gjitha vendimet e Grupeve Parlamentare janë politike.

-A ka sfiduar kështu mazhoranca Gjykatën Kushtetuese duke mos e dërguar nëse do kishte qenë diçka për të mos u fshehur apo për të mos qenë konform ligjit? A duhet ta dërgonte mazhoranca në Gjykatë Kushtetuese kështu edhe për t’i dhënë një përgjigje opozitës?

Këto janë ato qëndrimet e forta që mban Rama, por Gjykata Kushtetuese.

Intervistoi: Rigels Seliman

 

Më të lexuarat