BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një reagim për gazetën “SOT”, ai ka folur për protestën e 20 shkurtit. I pyetur nëse qëllimi i vërtetë i Sali Berishës dhe “Foltores” ishte që të tregonte se janë ata PD e vërtetë dhe duan që të rrëmbejnë vulën, apo e bëri për t’i treguar amerikanëve se ka forcë, pasi i druhet ndonjë ekstradimi të mundshëm, avokati u shpreh se Berisha dështoi në protestë. “Nuk tregojë asnjë forcë ai. Ai dështoi me atë protestë. Ata nuk thonë as numrin dot aq e paktë ishte. Çfarë do ti tregoj Amerikës një njeri, i cili në Amerikë ai është shpallur person  non grata dhe që populli nuk e shpërfill”, tha Ngjela. Gjithashtu një lajm që vazhdon ende të komentohet është edhe mungesa e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes së kësaj force politike, Monika Kryemadhi, të cilët nuk ishin të pranishëm në protestën e thirrur nga opozita. Ngjela thotë se çifti Meta-Kryemadhi e dinte se kjo protestë do të dështonte. Ai tha se Berisha që e organizoi është në burg dhe ata mund të diskreditoheshin nëse shkonin. “Ata nuk shkuan fare sepse e dinin që ajo është ishte një protestë që do të dështonte. Pastaj ai që e organizoi është në burg dhe është një person që është shpallur non grata dhe është i akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë. Ata nuk mund të diskreditoheshin dhe nuk shkuan, e braktisën atë protestë”, u shpreh avokati.

Agjentet e UDB dhe KGB

Nga ana tjetër Ngjela komentoi dhe paralajmërimin e fortë të Lulzim Bashës pak ditë më parë. Kryedemokrati ka premtuar hapjen e dosjeve për zbulimin e agjentëve të KGB sovjetike dhe të UDB jugosllav, një kambanë alarmi për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta, apo dhe zyrtarë të tjerë të lartë të përfolur për lidhjet e tyre me ish-sigurimin dhe agjenturat e huaja. Gazeta raportoi pak ditë më parë dhe detajet nga një dokument sekret i Shërbimit Informativ Shtetëror zbulon se ish-kreu i këtij shërbimi, Bashkim Gazidede ka marrë me vete pas ikjes nga detyra, dosjen e agjentëve të UDB në Shqipëri dhe atyre të dyfishtë të lidhur me shërbimin jugosllav deri në 1991. Bëhet fjalë për procesverbalin e një inventari të urdhëruar në 1997 pas largimit të Gazidedes nga posti. Dosja sot rezulton e zhdukur. Por për Ngjelën, ky fakt nuk përbën shqetësim, pasi të gjitha dosjet e zhdukura gjenden në SHBA. Ai tha se, amerikanët i kanë të gjitha informacionet e ruajtura në arkiva. “Po i kanë. Nuk diskutohet se ata i kanë. I bëjnë presion këtyre të korruptuarve sepse një përqindje jo e vogël e të korruptuarve kanë lidhje me Beogradin dhe Moskën”, u shpreh ai.

Vendimi për Berishën.

“Sali Berisha njeri i rrezikshëm që rrezikon të prishë provat, ka shkelur vendimin e gjykatës në mënyrë të përsëritur”, kështu thuhet tek vendimi i Apelit të GJKKO-së. Ngjela, i pyetur nga gazeta “SOT”, se çfarë është i aftë të bëjë ish-kryeministri për të shpëtuar nga burgu dhe a duhet që të merret një masë më e rëndë ndaj tij nga drejtësia, tha se ky është një dënim i rëndë për kreun e Foltores. Sipas tij, ai është 80 vjeç dhe SPAK nuk ka ca mase t’i japë tjetër “Drejtësia ndaj tij e ka marr masën më të rëndë, ka marr masë ekstreme arrest shtëpie, sepse ai është 80 vjeç nuk ka ca mase t’i japë tjetër. Edhe ai arrest është, sepse ai e përfiton nga ligji dhe nuk shkon në arrest me burg në atë moshë në të cilën është ai. Ligji e njeh të barabartë arrestin në burg arrestin në shtëpi dhe aq ditë fiton, sa fiton në burg fiton edhe atje”, nënvizoi Ngjela për gazetën “SOT”.

Më të lexuarat