BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas tij, “Thembra e Akilit” që liroi Vangjush Dakon nga qelia ishte kalimi i afateve. Për avokatin, e njëjta situatë mund të ndodhë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ngjela thotë se nëse Saliu kalon afati do ta nxjerrin. Nga ana tjetër ai ka zbuluar dhe rastin e vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet Sali Berishës. Ngjela thotë se dënimi penal i formës së prerë ja heq automatikisht mandatin. Nga ana tjetër, avokati thotë se Berisha mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e 21 Janarit. Sipas tij, ai është larg për përgjegjësinë penale sepse një vendim qeverie ka një dispozitë, për krime kolektive nuk mund të ketë përgjegjësi personale.

-Zoti Ngjela, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka lënë burgun pak ditë më parë dhe është transferuar në arrest shtëpie për shkak se janë afatet e paraburgimit, mendoni se kemi një proces të rregullt ligjor?

Sepse kishin kaluar afatet, kjo është ‘Thembra e Akilit’. Ka afate paraburgimi. Madje është gabuar se as në arrest shtëpie nuk duhet që të jetë. Sepse nëse del shkon në prokurori në pyetje, por duhet respektuar kjo. Ka dal në bazë të ligjit.

-A ndryshon diçka me këtë ndryshim mase që është bërë ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako?

Nuk i është hequr akuza, por masa. Arresti i shtëpisë është i barabartë me arrestin. Aq sa ditë të quhen në burg quhen edhe në shtëpi. Ai është akoma në arrest.

-Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë, mendon se edhe për atë mund të ndryshohet masa ashtu si u ndryshua për Vangjush Dakon?

Saliu nuk e ka plotësuar afatin e izolimit. Ka një afat. Më shumë se kaq s’mund ta mbash të izoluar. Edhe Saliu nëse kalon afati do ta nxjerrin, por pa kaluar afati nuk do ta nxjerrin.

-Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar edhe që të shkoj në Kuvend, sepse mund ti digjet mandati si deputet nëse për 6 muaj nuk është i pranishëm, si e komentoni?

Nuk i digjet mandati, por ai më duket se nuk ka avokat. Ajo është arsye, njësoj si të jesh sëmurë nuk ke mundësi që të shkosh në Kuvend kështu edhe arresti është arsye. Tani atij nuk ja heq njeri mandatin, por nëse dënohet i hiqet automatikisht. Dënimi penal i formës së prerë ja heq automatikisht.

-Në datën 12 mars gjykata do vendos nëse “21 janari” do ti kaloj SPAK-ut ose jo dhe është kërkuar që të gjitha palët që të jenë të pranishme, mendoni se këtë çështje do ta marr SPAK?

Ka ligj dhe ai ka qenë një krim i rëndë sepse u vranë 4 persona në rrugë dhe ata kërkojnë  drejtësi. Nuk janë marr të gjithë të pandehur dhe të shohim se ca vendimi do marr gjykata.

-Kryeministri Edi Rama është treguar kritik për gjyqtarët dhe prokuroret duke i cilësuar pa shtyllë kurrizore për moszbardhjen e kësaj çështje?

Kjo ka rifilluar për të dhënë drejtësi. Në fillim ka qenë një gjyq krejtësisht jashtë konceptit procedurial normal, nuk janë marrë të gjithë të pandehur, tani janë marrë qarqet e larta si të pandehur. Kjo ka rifilluar për të dhënë në drejtësi dhe ka marrë personalitete të mëdha, edhe ministrin si të pandehur. Është përmirësim i abuzimit të parë. Nëse gjykata dënon dhe e kalon në sfera shumë të arsyetuara me fakte, rrezikohen gjyqtarët e dënimit të parë. Edhe akuzatorët e dënimit të parë. Sepse kuptohet se ata janë ose të korruptuar ose të paaftë. Sepse është shkelje ligji. Ato quhen vendime absolutisht të pavlefshme.

-A duhet të shkoj para drejtësisë Berisha lidhur më atë ngjarje?

 Atë duhet ta gjente prokuroria jo unë. Atë e ka akuza. Me një të folur apriori, ai është larg për përgjegjësinë penale sepse një vendim qeverie ka një dispozitë, për krime kolektive nuk mund të ketë përgjegjësi personale. Pra, vendimet e qeverisë prandaj i shpëtojnë sepse janë vendime kolektive pavarësisht se firmos kryeministri.

-Amnistia penale mendoni se po mbetet tek ping-pongu politik apo mendon se duhej dhënë tashmë sepse ka njerëz që presin që të përfitojnë  nga kjo?

 Amnistisë Penale është ‘humanizëm’, sepse burgu është vuajtje, nuk është shtëpi pushimi dhe nga kjo vuajtje të shpëton amnistia, sepse pasi ke fituar lirinë me amnisti nuk konsiderohesh më i dënuar. Në bazë të burime të mia burgjet janë jashtë kapaciteteve, por kjo është shkelke e rëndë e të drejtave sepse ai i burgosuri duhet të ketë metër katror hapësirë dhe nëse ti e ke kaluar masën është shkelje e të drejtave të njeriut. Pra, ka qenë e nevojshme amnistia, ose do të duhet që të hapen burgje të reja. Burgje të reja ata mbase nuk bëjnë sepse kushton dhe mendojnë se në momentin që i ka ardhur ankesa se po mbajnë në burgje jashtë kapaciteteve të burgjeve.

-Ka një debat që nuk po votohet amnistia për një amendament nëse do faleshin ose jo zyrtarët e dënuar nga SPAK apo nga GJKKO dhe ky ka qenë debati për amendamentin, por nëse kjo nuk përfshihet çfarë e mban peng politikën, a duhet që edhe opozita ta votojë, pra pjesa e Lulzim Bashës ka vendosur kushte për ta miratuar dhe votuar atë, kurse nga ana e Rithemelimi nuk është dakordësuar?

Amnistia është nocion humanist dhe ligji është i barabartë për të gjithë. Nëse ti bënë amnisti dhe përjashton një kategori të dënuarish është komunizëm, është luftë klasash, është shkelje e rëndë e dinjitetit në funksion të ligjit. Barazia ndaj ligjit është normë universale që ka dal në perëndim, barazia ndaj ligjit është vlera më e madhe e drejtësisë. Atëherë kështu prishet barazia ndaj ligjit, nëse bëhet ligj për amnistinë dhe thuhet se kush është dënuar 12 vite e poshtë lirohet me përjashtim të këtyre që kanë një tjetër masë dënimi, këtu ke rënë në një regjim tiranik. Nuk duhet që të bëhet, është shkelje e rëndë.

Më të lexuarat