BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali

Sali Berisha ka shkelur për herë të tretë vendimin e gjykatës. Ish kryeministri do të duhej të paraqitej këtë të hënë para SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit në kuadër të hetimeve për çështjen e kompleksit Partizani. Sipas Kodit të Procedurës Penale, për personat që thyejnë masën e sigurisë parashikohet një më e rëndë. Megjithatë, sipas avokatit Spartak Ngjela kjo gjë do të shihet në orët në vijim nëse do të ketë një vendimmarrje për thyerje të masës së sigurisë. Por ai është i bindur se SPAK do ta tronditë Sali Berishën. Ngjela thotë se në fund do të fitojë drejtësia e re. Sipas avokatit kjo është dhe arsyeja që Berisha po shkakton kaos në Kuvend. “Një shëmtim në Kuvendin e Shqipërisë. Pse ndodhi sërish kjo përplasje absurde? Sepse brenda saj qëndron frika e Saliut. Saliu tani është nën akuzë penale. Dhe kuptohet që është i trembur. Pasuesit e tij, me kokrra siç janë, krijuan trazira në Parlament. Pse? Sepse Saliu duhej të paraqitej në SPAK, për hetimin e tij. Por, Saliu gjurulldinë me sens provincial e bëri në Kuvendin e Shqipërisë! Po SPAK--u do ta lërë shtetin e Shqipërisë nën këtë gjendje provincializmi reaktiv që i pëlqen edhe Beogradit? Nuk besoj.  SPAK është i detyruar ta zgjidhë juridikisht me një vendim gjyqësor. Por... Pyetja është kjo: Kush do të fitojë: SPAK-u, apo Saliu? Sigurisht që SPAK-u do të fitojë. Madje SPAK e ka fituar këtë luftë. Prandaj është në  shqetësim Saliu. Prisni dhe shikoni. Saliun e ka mundur Amerika, dhe madje me prova të plota, por megjithatë duhet të pritet procesi gjyqësor...”, u shpreh dje Ngjela.

Goditja e dytë ndaj Berishës

Gjithashtu Ngjela komentoi dhe shuplakën që i dhanë deputetët e vetë në Kuvendin që zhvilloi në fundjavë. Ai tha se fjalimi i mbajtur nga Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend, vlen vetëm si kredo në rast se ndonjëherë mund të marrin sërish partinë demokratike, pasi sipas avokatit, për momentin Berisha nuk ka parti. “Nuk ka parti Saliu. S’ka parti ligjore. ça mbështetje ka? nuk i vajtën as deputetët. Ajo është shoqatë deri më tani. Është shoqatë politike, Nuk është parti politike. Parti politike bëhesh kur merr vendimin nga Gjykata. Partia politike është person juridik. Parti është ajo e vjetra. Se mori dot Saliu. Ju e patë si hyri në zgjedhje? Ishte me partinë e Metës. Fjalimi i zonjës Malltezi nuk ka ndonjë vlerë. Vlen si kredo në rast se do marri ndonjëherë partinë demokratike, por për mendimin tim mirë bëri”, tha avokati Spartak Ngjela.

Çfarë vendimi pritet të marrë SPAK?

Sipas asaj që paralajmëron dhe Ngjela, Berisha rrezikon burgun, ose arrest shtëpie. Referuar kodit të procedurës penale, përkatësisht nenit nenit 231 dhe nenit 260 kur një person ndaj të cilit është caktuar një masë sigurie dhe nuk e zbaton atë urdhërohet masa më e ashpër pasardhëse. Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar ajo e detyrimit për t’u paraqitur dhe masa më e ashpër pasardhëse është ajo e arrestit shtëpiak që do t’i detyrojë më pas prokurorët e posaçëm t’i drejtohen Kuvendit për të marrë autorizim për shkak se Berisha mban mandatin e deputetit dhe mbrohet nga imuniteti.

Më të lexuarat