BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Politike

Spartak Ngjela: Sulmet e Kryemadhit dhe Metës ndaj SPAK teatër, po tentojnë të bindin publikun se janë të pafajshëm

Spartak Ngjela: Sulmet e Kryemadhit dhe Metës ndaj SPAK teatër, po

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mes të tjerash deklaratat e Monika Kryemadhit dhe sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani. Duke komentuar sjelljen e Kryemadhit dhe Metës, avokat Ngjela deklaroi dje në një media se të dy janë në një lojë aktoriale për të bindur publikun se janë të pafajshëm përkundër akuzave që mund të rëndojnë ndaj tyre. “Ata janë në lojë aktoriale. Sepse akuzës nuk kanë çfarë i bëjnë. Ata kërkojnë të bindin opinionin publik se jemi të pafajshëm. Kjo është esenca e të gjithë personave që kalojnë në një proces penal por që kanë afekt në opinionin publik”, deklaroi Ngjela. Më tej ai shtoi se në këtë mënyrë, të dy kanë zgjedhur të mbrohen në opinionin publik, herë pas here edhe duke sulmuar SPAK-un. Sipas Ngjelës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me deklaratat e bëra së fundmi dhe akuzat ndaj SPAK-ut, tregon se e ka humbur ekuilibrin. “Janë gjeste që këta lloj individësh që janë brenda këtij presioni e kanë këtë sjellje. Por janë për ata persona që kanë impakt në opinionin publik. Duan t’i thonë opinionit publik rrini të qetë. Kjo është mbrojtja e personave që janë nën akuzë dhe kanë impakt në opinionin publik”, u shpreh ai. Nga ana tjetër, avokati Spartak Ngjela, duke komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, deklaroi se 4 analistët më të mëdhenj të Britanisë janë shprehur se Lufta e Tretë Botërore do shpallej për Kosovën, por u ndalua nga Clinton. Ngjela theksoi se Kosova është nën ‘ombrellën’ e SHBA-së, sepse Amerikës i intereson bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Rusisë. “Janë dy politika që janë përballë njëra tjetrës. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç. Të dy kanë në lojë pushtetin e tyre. Këtu përplasen dy lloje interesash, interesi i Kosovës shqiptare që ka marrë pavarësinë dhe po vazhdojnë njohjet. Kemi dhe ngarkesën e politikës së Beogradit dhe presidentit të saj, e cila në fakt është politika e pushtuesit. Vuçiç me Kurtin, pushtuesi me të pushtuarin. I pushtuari është i pavarur dhe ai nuk e pranon se i bie pushteti. Ish Jugosllavia dhe Serbia tmerrin e kishin te Kosova, 4 analistët më të mëdhenj anglez të viteve 70’ kanë thënë lufta e tretë Botërore shpallet për Kosovën. Po ta shikosh me vëmendjen ishte brilanca e Bill Clinton që nuk u bë luftë botërore. Shkuan në Këshillin e Sigurimit dhe abstenuan Rusia dhe Kina. Ishte politika e madhe e Clinton, figura më e madhe që ka ndihmuar Shqipërinë. Kosova është shtet shqiptar i pavarur, nën ombrellën e shtetit amerikan. Amerika e mbështet Kosovën se i duhej bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Rusisë”, nënvizoi Ngjela.

Më të lexuarat