Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali bëri të ditur dje se drejtësia nuk është më nën ndikimin e politikës, por i është kthyer publikut. Duke folur në Kuvend në përgjigje të akuzave të opozitës për përfshirje të qeverisë në korrupsion dhe kontrabandë, ministrja tha se Shqipëria nuk është narkoshtet. “Shqipëria do të jetë vend i BE-së para vitit 2030 dhe do ta anëtarësojmë ne në BE, për t’u dëshmuar se Shqipëria është duke u bërë”, tha ajo. Njëkohësisht ajo ftoi edhe opozitën që të bëhet pjesë e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. “Komisioni i Posaçëm për thellimin e Reformave Antikorrupsion është një instrument që Parlamenti ka të drejtë ta përdorë. Ju kemi bërë thirrje të jeni të pranishëm, për një plan veprimi kombëtar për Shqipërinë në BE në 2030. Mos keni dyshim se Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare në raport me BE e SHBA është aleati më i besuar, më i qëndrueshëm dhe aleati që i janë çelur negociata dhe ka kaluar me sukses procesin screening”, tha Spiropali. Ajo u përgjigj edhe për akuzat ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili sot u arrestua nga SPAK, ku tha se është shumë mirë të hetohet deri në fund çdo çështje, mirëpo nuk mund t’i shpallim ne as kriminelë dhe as hajdutë. “Nuk mund të vini të tregoni detyrën tonë, kur ne Drejtësinë ia kemi kthyer publikut. Ju e kishit pronë në shtëpinë tuaj. Ai që bënte drejtësinë atëherë, sot është avokati i tij”, theksoi Spiropali.
Romeo dhe Heidi janë celebruar në fshehtësi? Aktori bën deklaratën e papritur
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother...
Lexo më shumë