Kryesocialisti Edi Rama, ka mbledhur për herë të parë pasditen e sotme, aleatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”.
Të parët që kanë mbërritur në selinë rozë, kanë qenë, Paskal Milo i PSD, Petro Koçi i PSV 91, Ervin Mete i G-99, Spartak Ngjela i PLD, Artur Dojaka i AP, Zef Bushati i ADK, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ ka dërguar një përfaqësues në këtë takim. Por ajo që vihet re është mungesa e Kryetarit të PSD, Skënder Gjinushi.
Ndarja e pushtetit me aleatët mendohet të jetë në fokus të këtij takimi mes anëtarëve të koalicionit fitues. Përpara zgjedhjeve të 23 qershorit lideri i Partisë Socialiste mbi bazën e një marrëveshjeje me aleatët, ka përcaktuar qartë objektivat që duhen për të fituar një post ministror apo dikaster të rangut me të ulët.