Gazetari Blendi Fevziu ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, ku ka komentuar lidhur me rrjedhjen e të dhënave për policinë e shtetit për të cilin u shpreh se dalja e atyre emaile-ve tregojnë se ky institucion ka probleme serioze.
Ai tha se policia e shtetit ka qenë e papërgatitur për të ndaluar vrasjet mes bandave rivale.
Ajo që ndodhi me Martinajn, tregon se policia ka probleme serioze dhe të dukshme. Një pjesëtar elitë i policisë që shërben si shoqërues, nuk ndodh kurrë. Ndërkohë, vrasjet e mëdha kanë treguar se Policia e Shtetit ka qenë e papërgatitur për të ndalur një valë të larjes së hesapeve mes bandave. Policia duhet të ndërhyjë, madje DEA mund të ndërhyjë edhe vetë në operacione speciale.