BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Gjykata e Tiranës rrëzon prokurorinë, cakton “detyrim paraqitje” për 5 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme që shpërdoruan detyrën

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, Gjykata e Tiranës rrëzon

Gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje” për 5 punonjës të Departamentit të Administratës Publike në Ministrinë e Brendshme, duke i konsideruar përgjegjës për sulmet kibernetike nga hakerat iranianë në dy vitet e fundit ndaj faqeve online shtetërore e-Albania, etj. Trupi gjykues nuk pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për t’i mbajtur 5 specialistët e teknologjisë së informacionit në “arrest shtëpie”. Ata do të hetohen dhe gjykohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Emrat e specialistëve IT në Ministrinë e Brendshme

5 personat që do të gjykohen për skandalin e sulmeve kibernetike iraniane për një kohë të gjatë ndaj uebsajteve shtetërore shqiptare janë: Altin Sallaku - specialist sektori i IT në DAP, përgjegjës sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;  Alketa Sulo – përgjegjës sektori i IT në DAP dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve; Rudina Llagami) – specialist sektori i IT në DAP; Igli Lubonja - specialist sektori i IT në DAP  dhe Albi Gjeka – specialist sektori i IT në DAP.

Akuzat konkrete, specialistët duhej të merrnin raport nga operatori ekonomik

Sipas organit të akuzës, 5 zyrtarët e sipërpërmendur akuzohen se nuk kanë kërkuar raportim nga operatori ekonomik që është kontraktuar nga DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e platformës administratë.al. Edhe pse ata nuk janë në dijeni të mënyrës së zbatimit të kontratës mes Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë në fjalë, 5 specialistët IT duhej të vepronin në kohë për të parandaluar sulmin kibernetik iranian. “Në rastin konkret, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al”, shprehet Prokuroria e Tiranës në njoftimin e saj.

“Zgjidhja” sipas Prokurorisë, 5 specialistët IT duhej të aktivizonin sisteme anti-virus

Prokuroria shprehet më tej se 5 specialistët duhej të aktivizonin sistemet anti-viruse në mënyrë që të parandalohej depërtimi i hakerave iraniane në sistemin elektronik që menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë dhe Informacionit, që më pas preku uebsajtin “e-albania”, TIMS. “Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t”, konstaton më tej organi i akuzës për sulmin kibernetik.

Asnjë hetim për AKSHI-n dhe operatorin, dështim 195 mln euro në siguri kibernetike

Ajo çfarë ka ngjallur mjaft dyshime lidhur me seriozitetin e hetimeve është se përse nuk është vendosur nën asnjë zyrtar apo funksionar i lartë i AKSHI-t, edhe pse PD i kërkoi muaj më parë Prokurorisë së Posaçme për Korruspionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK) që të hetojë drejtoreshën e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, duke e bërë fajtorë për dështimin e sigurisë kibernetike jo vetëm ndaj sulmeve iraniane online, por dhe për publikimin e pagave, targave të qytetarëve, publikimin e të dhënave të qytetarëve para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, etj. Pavarësisht, se AKSHI dhe qeveria shpenzuan 195 milionë euro për sigurinë kibernetike, dy vitet e fundit kanë treguar se shteti dhe autoritetet e tij kanë dështuar në mënyrë spektakolare në garantimin e sigurisë së brendshme dhe të jashtme kibernetike. Përpara miratimit të projektbuxhetit 2023, AKSHI kërkoi nga Parlamenti miratimin e shtimit të numrit të punonjësve me 30, nga të cilët 25 duhet të jenë specialist IT. Një tjetër fakt i çuditshëm është se përse Prokuroria e Tiranës nuk ka nisur hetimet për operatorin ekonomik që implementoi programin administratë.al.

Sulmet kibernetike në 3 data, në 7 shtator Shqipëria prishi marrëdhëniet me Iranin

Sulmet kibernetike iraniane kanë ndodhur në 3 faza, 21 maj 2021, 15 korrik 2022 dhe 10 shtator 2022, duke nisur nga uebsajti administratë.al. Sipas Microsoft DART, hakerat iranianë kanë shfrytëzuar mangësitë e sistemit “administrata.al”. Ky sistem i prokuruar me fonde të IPA-s, nuk është implementuar, menaxhuar apo ndjekur nga AKSHI, por vetëm është hostuar fizikisht pranë Datacenter-it Qeveritar. Hakerat iranianë bllokuan për disa kohë platformën shtetërore të shërbime publike e-Albania, sistemin TIMS gjatë verës dhe vjeshtës. 3 ditë para sulmit të fundit të hakerave iraniane, kryeministri Edi Rama vendosi prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin duke e akuzuar për destabilizim të rendit dhe sigurisë kibernetike të vendi tonë.

“Homeland Justice” nuk kursen “hakmarrjen” ndaj shtetit shqiptar

Megjithatë, uebsajti i hakerave “Homeland Justice” ka vazhduar me sukses deri në fund procesin e rrjedhjes dhe publikimit të mijëra faqeve informacione të marra nga uebsajtet shtetërore shqiptare, duke nxjerrë të dhëna për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pasuesin e tij Muhamet Rrumbullaku, drejtorin e SHISH Helidon Bendon dhe 600 punonjësve të këtij institucioni, etj. Lidhur me sigurinë kibernetike në botë, Shqipëria renditet e 68-ta ndër 160 shtete në botë. Këto sulme kanë dhe si shkak jo vetëm pozicionin e Shqipërisë pro-SHBA, armikut të Iranit, por edhe sepse në vendin tonë strehohen një numër i madh anëtarët të organizatës muxhahedine iraniane MEK, kundërshtare e regjimit islamik të Iranit.

Më të lexuarat