BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 4 protestuesve në bulevard që mund të përfundojnë më 12 mars në tavolinën e SPAK

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të vrarë protestuesit në 21 janar 2011 e dha Berisha e Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë më 12 mars në Gjykatën e Lartë, ish-kryeministri rrezikon burgim të përjetshëm

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të
x
BREAKING NEWS

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet Shehut”, ja të gjitha të pathënat dhe mesazhet e forta në prapaskenë nga vizita në Tiranë e Sekretarit Amerikan ndaj kryeministrit shqiptar

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet
x
BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x

Politike

Sulmi kibernetik, Vasili zbulon prapaskenat: FBI prej 3 vitesh kishte zbuluar problemin

Sulmi kibernetik, Vasili zbulon prapaskenat: FBI prej 3 vitesh kishte zbuluar

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar edhe avokatinë që zv/kryeministrja Belinda Balluku por edhe të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës i bënë situatës së krijuar me sulmin kibernetik në vend.

Vasili i ftuar në emisionin “Frontline” në News24, nënvizoi se është e turpshme sesi mazhoranca mbrohet duke thënë se kjo ndodh në të gjitha vendet, pasi Shqipëria është e vetmja ku i gjithë shteti ka rënë dhe i është dorëzuar hakerave.

“Asnjë sistem nuk është i sigurt, të gjitha të dhënat janë të hakeruara, të përhapura rrugëve. Në të gjitha nivelet, është prekur policia, sistemi TIMS, e-Albania. Problemi qëndron këtu se mbas këtij hakerimi të njëpasnjëshëm. Një hakerim të tillë dhe rënie të gjithë shtetit nuk e kemi parë kurrë. Cila e dhënë personale nuk ka dalë. Dy sistemet që përbëjnë trurin e policisë janë goditur. Edi Rama insiston që sistemi bankar të bëhet pjesë e e-Albania, kur kjo s’ishte aspak e sigurt”, tha Vasili.

Ai shtoi më tej se Ilir Meta 18 muaj më parë, kur u mblodh Këshilli Kombëtar i Sigurisë kërkoi informacion mbi sigurinë kibernetike të vendit dhe qeveria doli garant se çdo gjë ishte në rregull, por sot mësuam se FBI e ka ditur prej 3 vitesh se ka një të çarë në sistemin e kontrollit të të dhënave të Shqipërisë.

“Pyetja që kam bërë sot në Kuvend është se 18 muaj më parë u mblodh Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Presidenti Meta kërkoi informacion të thelluar se ç’po ndodh me sigurinë kibernetike. Dhe këta dhanë garanci se çdo gjë ishte në rregull, por kishte 8 muaj që ka nisur hakerimi. Ndodhi çështja e patronazhistit. Këtu tangoja qeveri-drejtësi funksionon më së miri se drejtësia në vend të merrej me hetime të thelluara për çështjen e patronazhistëve, përfundoi duke ndaluar kolegët tuaj. Ndërkohë FBI thotë se që 3 vite më parë është adresuar një e çarë në sitëm. Si u la deri sot kjo”, u shpreh Vasili.

I pyetur për një koment mbi reagimin e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi që deklaroi se opozita po i nxin faqen vendit, Vasili theksoi se anëtarë të qeverisë janë vetë faqezinjë për mënyrën si fshehin dhe sillen si banditë me një çështje kaq sensitive.

“Zoti Peleshi tregon që është një faqezi për veten e tij se detyrimin ta mbajnë në këmbë këtë shtet e kanë këta. Por këta janë edhe banditë, fshehin dhe janë edhe të inkriminuar. Janë 130 milionë euro që në vitin 2016 që janë hedhur aty. Këta ja nxinë faqen Shqipërisë, po na tregojnë gjithë botën këta. Po s’ka gjithë botën vende ku ka rënë gjithë shteti. Ne nuk kemi hall se kush vjen a ngushëllon kur xhenazeja ka ndodhur, që shteti ka rënë. Po këta që na ngushëllojnë thanë me FBI se kishim 14 muaj që hakeroeshim nga brenda sistemit”, theksoi deputeti i PL.

Më të lexuarat