Forcat ruse kanë sulmuar edhe konsullatën shqiptare në Kharkiv. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila thotë se dënon ashpër sulmin rus, duke thene se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministrise, e cila ka publikuar edhe fotot.
#Albania strongly condemns the #Russian aggression which led to the destruction of the Honorary Consulate of ???????? in #Kharkiv. Perpetrators must be held accountable!#StopRussianAggression #StandWithUkraine️ pic.twitter.com/INiZkznIpO
— Albanian MEFA ???????? (@AlbanianDiplo) March 7, 2022