Çështja e vendosjes së flamurit të BE në institucionet shtetërore është kthyer në debat mes kryetares së Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku dhe Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dje në Parlament. Tabaku e dënoi miratimin e aktit normativ për flamurin e BE, pasi kryeministri Rama ngriti simbolin e Europës së Bashkuar në 20 korrik . Për Tabakun, Parlamenti po sillet si noter i kryeministrit. “U përpoqa të lexoja se si janë ndarë, as mish as peshk dhe sot mblidhemi për të diskutuar për flamurin. Besoj që e gjithë opozita do të mbështesë këtë akt normativ, se nuk ka asgjë të keqe, por ndiej keqardhje që parlamenti trajtohet si noter ku kryeministri më 20 korrik ngre flamurin, më pas ngre aktin normativ për të justifikuar veprimin e tij. Ne duhet të heqim dorë nga protagonizmi i tepërt dhe mania për të qenë i pari kudo”, tha fillimisht Tabaku. Më pas, ajo kërkoi që procesi i integrimit të shikohet me përulësi dhe të përcaktohen hapat e ardhshëm në realizimin e tij, duke kritikuar dhe strukturat e ngritura për realizimin e këtij procesi. “Nuk ka qenë ndonjë struktura kaq e shpërndarë në një moment kaq të rëndësishëm sa ndodhet Shqipëria. Procesi i integrimit europian na bashkon. Unë e gjykoj ta shohim me përulësi, të angazhohet parlamenti dhe të shohim çfarë të bëjmë për procesin e integrimit”, përfundoi n/kryetarja e PD. Jorida Tabaku. Nga ana tjetër, ministrja Xhaçka i konsideroi këto qëndrime të opozitës si të padobishme dhe të pavlera lidhur me procesin e integrimit. Ajo e cilësoi opozitën se është në gjendje të papërcaktuar dhe të paqartë për shkak të përçarjes. “Më vjen keq për fjalorin e përdorur, për konceptet e gabuara që ka për vlerat europiane. Ky është diskutim i gjatë si i diskutojmë ne dhe si i diskutoni ju. Ne edhe pse u bëmë vend kandidat pritëm hapjen e negociatave për një akt ligjor e simbolik. Më vjen keq, por ju thatë që s’qenkemi as mish, as peshk. Të gjithë e dinë nuk ka as mish as peshk më shumë se ju. Më vjen keq që s’i keni kuptuar ende strukturat që janë sot për të negociuar me BE. Do ju thosha që të përmbaheshit nga këto diskutimet kodra pas bregu në një moment kaq të rëndësishëm”, tha Xhaçka.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë