Gjatë diskutimit në një emision televiziv, për hapjen e bazës ajrore të NATO-së në Kuçovë, kreu ekzekutiv i Qendra Rajonale për Sigurinë, Juxhina Sotiri, ka deklaruar se Shqipëria po merr një rol të rëndësishëm për të promovuar Kosovën, e cila tani ndodhet në një pikë shumë kritike.
“Ballkani është një rajon shumë i rëndësishëm për aleancën, është ajo pika kufitare me territoret në konflikt, që vazhdojnë ende dhe janë vatra zjarri për luftëra të reja. Do të thoja që është një sigurim i territorit, ku nuk kemi më bazën në Napoli apo Izmir, por kemi dhe një pikë të ndërmjetme që është baza në Shqipëri. Unë do të thoja që nëse do ta shikonim politikisht, Shqipëria po merr dhe një rol shumë të rëndësishëm për të promovuar dhe shtetin e Kosovës, gjë që tani është në një pikë shumë kritike nga politikanët kosovar”, u shpreh Sotiri.