BREAKING NEWS

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të asgjësuar armiqtë e tij, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta dhe zbulon ngjarjen e rëndë ku është implikuar edhe Monika Kryemadhi

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar
x
BREAKING NEWS

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali Berishës dhe Izet Haxhisë, nga vrasja e Azem Hajdarit, urdhri për të eliminuar një ministër, deri te strehimi në Turqi

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali
x
BREAKING NEWS

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke, detajet nga dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit dhe dështimi i planit të jugosllavëve për të eliminuar Ramiz Alinë, ja rrëfimi i fundit “bombastik” i Bujar Hoxhës përpara se t...

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke,
x
BREAKING NEWS

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra aleancë me Dumanin për të goditur pushtetarët e lartë, gjurmim të parave të pista, llogarive bankare dhe sekuestrim pasurie, ja si britanikët do plotësojnë me materiale shtesë dosjet përvëluese...

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra
x
BREAKING NEWS

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja çfarë përmban projekti i Edi Ramës në bashkëpunim me Sali Berishën kundër SPAK dhe institucioneve të pavarura

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja
x
BREAKING NEWS

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me përkrahësit e Sali Berishës, Shehu, Noka dhe Sula kundër komisionit të Edi Ramës

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave, orari i punës do të jetë 09.00 me 15:30, do të ketë edhe shpërblime, ja kategoritë që përfitojnë

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x

Politike

Të fshehtat e dëshmitarit të dëshpëruar Francescco Mandoi për Rai 3, ja kontaktet e tij të forta në Tiranë, si e nxorën jashtë loje amerikanët

Të fshehtat e dëshmitarit të dëshpëruar Francescco

Bëri bujë dokumentari i RAI 3, ku në epiqendër u theksuan udhëtimet e Olsi Ramës dhe lidhjet e Ëngjëll Agaçit me Artur Shehun. Por një detaj rezulton se është kaluar si me finte. Detaji quhet Françesko Mandoi. Sipas Hashtag, Mandoi ka qenë drejtues i lartë i Prokurorisë së Leçes dhe më pas i strukturës antimafia në Itali, (kreu i saj). Mandoi tha se ishte rekrutar si këshilltar nga Rama, por askush nuk ja dëgjoi fjalën nga viti 2013 e më tej. Por ama Mandoi nuk tha se si kishte shkuar deri tek paradhoma e Ramës. Françesko Mandoi ka patur një kontakt të fortë në Tiranë, mik edhe bashkëpunëtor shumë të afërt, mik pune por edhe udhëtimesh edhe aventurash. Ai ka qenë shumë i lidhur me Besnik Imerajn, ish anëtar i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. I vetmi gjyqtar i Kushtetueses i dorëhequr dhe jo i shkarkuar dhe që nuk votoi Reformën në Drejtësi, dhe ndryshimet Kushtetuese. Besnik Imeraj ka një taraf të fortë në Tiranë. Është profetik mesazhi që ai i dha Ilir Metës President në një darkë pune, duke iu drejtuar: “Ju mund ta votoni këtë reformë, por do mbetemi pa shokë. “ Në të tillë mendësi ka qenë asokohe dhe Françesko Mandoi. Por ky i fundit nuk kishte hallin e shokëve, por e kishte hallin disi më intelektual. Françesko Mandoi bashkë me Fatmir Xhafën (Ministër i Drejtësisë) në vitin 2004 sollën ligjin antimafia në Tiranë. Ky ligj nuk u përshtat por u kopjua ‘mot a mot’ dhe për këtë ligj punuan vetëm përkthyesit dhe jo juristët. Ndonëse konteksti italian ndryshonte katërcipërisht me kontekstin shqiptar sa i takon malavitës së asaj kohe, kjo i dha italianëve takat të pakufijshëm që arrinte deri në kryerjen e hetimeve operative brenda territorit të Shqipërisë. Praktikisht Mandoi, Xhafa, Imeraj, kishin akses në kupolën hetimore kundër krimit të organizuar dhe një fushëveprimi të çmuar për të ndikuar se kush do mbetej në lojë dhe kush do rrasej në burg. Asokohe hyri në lojë gradualisht edhe avokati Ëngjëll Agaçi me zyrë në Itali, ku jurisprudencën e kishte zanat të dytë pasi kishte marrë diplomën në Institutin Bujqësor të Kamzës. Agaçi ishte një lojtar i çmuar i lojës juridike penale që po luhej midis Italisë dhe Shqipërisë. Ai shfrytëzoi hallkat e lidhjeve dhe njohjeve duke bërë ndere të rëndësishme, duke fituar besimin e drejtuesve të lartë të partisë Demokratike asokohe në pushtet, por edhe të Edi Ramës asokohe kryetar opozite. Edi Rama e emëroi menjëherë sekretar të Përgjithshëm kur shkoi kryeministër. Agaçi është mik i ngushtë me Xhovani Lisin, ish shef i Guarda di Financës që u akuzuar për ujdi me tokat e Artur Shehut në bregdet. Dukej se linja Mandoi – Imeraj – Xhafa – Agaçi po punonte si makinë qepëse deri kur amerikanët hapën tjetër lojë: Ky ishte momenti kur Mandoi kuptoi se nuk i duhej as dreqit, Xhafa kuptoi se nga pro – italian duhej të bëhej pro-amerikan, Imeraj kuptoi se ishte momenti të tërhiqej, ndërsa Agaçi kuptoi se ishte momenti të bënte siç i thoshte zoti Edi Rama. Për sa më sipër, ndryshe nga sa deklaron publikisht Françesko Mandoi se ishte Edi Rama dhe përfaqësuesit e krimit pranë tij ata që e nxorën jashtë loje, janë justifikime banale. Sepse nuk u nxor Mandoi jashtë loje, por ndryshoi gjithë loja. Mandoi ishte i pafederuar në kampionatin e ri të futbollit amerikan. Françesko Mandoi nuk është aspak një prokuror i lartë italian që ëndërronte të vendoste drejtësinë nga kjo anë e Otrantos. Ai është thjesht një arkitekt i dëshpëruar, projektin e të cilit për ligjin antimafia ja hodhën në erë amerikanët. Për pasojë në këtë moshë të pensionit, ai ka plotësisht të drejtë të ndihet i hidhëruar sepse ëndërroi një pension me pushtet, por mesa duket përfundoi dëshmitar te RAI 3. 

Më të lexuarat