Sekretari i Përgjithshëm i “Rithemelimit” dhe deputeti Flamur Noka, ka paralajmëruar se dita e hënë do të nisë me protestë nga ana e opozitës, që më pas do të ketë vijueshmëri, që vjen si pjesë e aksion të tyre. Dje, në një intervistë televizive ai tha se në vijim protesta do të përfshijë bllokim dhe paralizim të institucioneve, pasi sipas në vendin tonë nuk ka demokraci dhe opozita nuk do reshtë deri sa ta rikthejë. “Protestë të hënën në orën 16:30, para Parlamentit. Në kuadër të aksionit tonë opozitar dhe mosbindjes civile, para një Parlamenti që nuk është më i shqiptarëve, por i krimit, inceneratorëve, siç rezultoi dhe nga intervista e Ahmetajt. Ende nuk dihen detajet, nesër Këshilli Kombëtar mblidhet në orën 5, dhe një nga pikat e diskutimit do të jetë protesta. Do të ketë agjendë opozita bllokime, paralizim të institucioneve të këtij shteti, në vazhdimësi. Ky vend nuk mund të funksionojë pa demokraci, ne nuk do reshtim”, deklaroi ai. Ndërkohë për Flamur Nokën, dita e bashkimit të opozitës është mjaft e afërt. Ai u shpreh se e gjithë opozita është bashkë në aksionin që do të nisë të hënën me protestë në kryeqytet. Sa i takon deklaratës së Dashamir Shehit, kreu i LZHK, kur tha se do të krijojë një grup më vete ku pret t’i bashkohen të gjitha ata që janë të pakënaqur nga Berisha dhe Basha, Noka tha se ai ka dhënë një version për qasjen se si ai e sheh shkuarjen drejt zgjedhjeve të ardhshme.“Të gjithë janë në protestë! Shehi ka dhënë një version sesi e sheh ai qasjen për zgjedhjet, por deri sot është opozitë. Ne jemi në përfundim të bashkimit tërësor në parti. Po pres të kthehet Bardhi nga SHBA dhe do finalizojmë gjithçka”, nënvizoi Noka.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë