BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

Të hënën seanca maratonë për pr/buxhetin 2024, Berisha paralajmëron kaos dhe qëndresë të fuqishme, PS plan B për të votuar draftin

Të hënën seanca maratonë për pr/buxhetin 2024, Berisha

Kuvendi ka vendosur që debati për buxhetin e ri të diskutohet ditën e hënë. Çdo vit, kjo është cilësuar si seanca më e rëndësishme, e cila ka zgjatur me dhjetra orë, ku secili deputet ka marrë fjalën për të shprehur mendimin e tij. Por ndryshe nga vitet e kaluara, duket se këtë herë buxheti mund të kalojë pa diskutim fare. Të paktën kjo është paralajmëruar nga opozita, e cila ka bërë të qartë se të hënë do të përshkallëzojë aksionin e saj në sallën e Parlamentit. Pas një takimi që pati mes deputetëve, Sali Berisha doli në një konferencë për mediat dhe paralajmëroi tensione në seancë, duke mos u tërhequr nga skenari bllokues as për buxhetin. “Deputetët e opozitës në emër të popullit opozitar dhe qytetarët që besojnë te vlerat e demokracisë, që konsiderojnë pluralizmin mjetin kryesor të saj, që besojnë që pushtetarët duhet të hetohen nga komisionet parlamentare me transparencë, do pasqyrohet e gjithë veprimtaria, një nen me një rëndësi kapitale duhet të respektohet.

Ligjet, rezolutat amendamentet e opozitës duhet të përcillen në përputhje me procedurën parlamentare. Këto janë kërkesat me themelore, për të cilat deputetët janë të vendosur në këtë betejë pa kthim deri në fitore. E rëndësishme është që shqiptarët do shohin ditën e hënë qëndresën e fuqishme të opozitës në parlament. Kjo është një betejë pa kthim”, deklaroi Berisha. Megjithatë në kushtet kur opozitarët kanë paralajmëruar një seancë jo normale, mazhoranca ka gati planin B për të vënë në zbatim. Burime për gazetën  “SOT” bëjnë me dije se nëse demokratët do të veprojnë me të njëjtin skenar, atë të mos realizimit të diskutimeve në sallën plenare dhe bllokimin e saj, atëherë kryetarja e Kuvendit do të kalojë automatikisht në votimin e projektbuxhetit, veprim i cili është ndjekur gjatë seancave të fundit, ku janë miratuar ligje pa diskutime. Nëse opozita do të përshkallëzojë më tepër aksionin e saj duke mos lejuar as procesin e votimit të projektbuxhetit, atëherë do të pritet një vendim i momentit i konferencës së kryetarëve.

Më të lexuarat