BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x
BREAKING NEWS

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në Parlament, nga heqja e pagës dhe çdo përfitimi financiar, te djegia e mandatit, ja si do të nxirret jashtë politike “non-grata”

Priten presat e Sali Berishës për t’u rikthyer në
x
BREAKING NEWS

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës për të fundosur pushtetarët e lartë të korruptuar, ja kush i ka mbledhur provat për britanikët që shpallën “non-grata” Sali Berishën, në “listën e zezë” politikanë nga e djathta edhe nga e maj...

Ervin Karamuço jep detajet nga projekti i bujshëm i Londrës
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën qafe Azem Hajdarin ishin nisur për të eliminuar Sali Berishën, ja kush i ka në duar provat që do të hapin “Kutinë e Pandorës” për dosjen e “shekullit”

Spartak Ngjela nxjerr detajet tronditëse, vrasësit që hoqën
x
BREAKING NEWS

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të “mbërthyer” SPAK, konstuticionalistë dhe analistët ngrenë alarmin, përplasje të forta brenda “Rithemelimit”

Zbardhet skema që po ndjek Edi Rama për të
x
BREAKING NEWS

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se shkak ishte…

U dhunua në mes të ish-Bllokut, zbardhen detaje të reja nga sulmi
x
BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x

Politike

"Të merren masa urgjente për...", opozita denoncon spitalin e Shkodrës për mosfunksionimin e skanerit prej muajsh: Pacientët duke mos gjetur zgjidhje në shtet, i janë drejtuar privatit me kosto të papërballueshme

"Të merren masa urgjente për...", opozita denoncon spitalin

"Skaneri në spitalin Rajonal të Shkodrës është jashtë funksionit prej disa muajsh dhe askush nuk e merr mundimin e riparimit të tij për të 'rilindur' shërbimin që duhet të marrin përmes tij mijëra pacientë të Veriut.", kështu e nis denoncimin e saj këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, duke treguar më tej problematikat që hasin qytetarët me shërbimin spitalor.

Shkreli shprehet se pacientët duke mos gjetur zgjidhje në shtet, i janë drejtuar spitaleve private, ku kostoja është e lartë dhe e pa përballueshme për shumë familje.

Ajo i bën thirrje drejtorisë së spitalit të Shkodrës, që të marren masa urgjente për riparimin e defektit të skanerit dhe që qytetarëve t'u jepet shërbimi në shtet, pa kosto shtesë në privat.

Denoncimi i plotë nga këshilltarja demokrate, Eliona Kodra Shkreli:

"Skaneri në spitalin Rajonal të Shkodrës është jashtë funksionit prej disa muajsh dhe askush nuk e merr mundimin e riparimit të tij për të 'rilindur' shërbimin që duhet të marrin përmes tij mijëra pacientë të Veriut.

Spitali I Lezhës është në rikonstruksion e si rrjedhojë të gjithë pacientët e Lezhës dhe të Laçit (kryesisht urgjencat shëndetësore) i drejtohen spitalit të Shkodrës, si më I afërti në kilometra, duke e kthyer këtë spital në kryeqendrën shëndetësore të Veriut.

Prej disa muajsh, asnjë pacient shkodran, lezhjan, laçjan apo edhe nga qytete e bashki të tjera të Veriut nuk realizon dot një skaner në spitalin e Shkodrës pasi është jashtë shërbimit duke bërë që pacientët t'i drejtohen spitaleve private (ku kostoja është e lartë dhe e pa përballueshme për shumë familje veriore) e në më të shumtën e rasteve t'i drejtohen Tiranës për të marrë këtë shërbim, duke udhëtuar minimalisht 4 orë e 30 minuta për të mbërritur në kryeqytet.

Ndërkohë që ministra e ish ministra të shëndetësisë lavdërohen me kokën lart se shëndetësia rilindase ka kapur majat më të larta të shërbimit ndaj pacientit, duke propaganduar mirëqënie e pajisje të teknologjisë së fundit, në fakt realiteti flet ndryshe...dhe këtë qytetarët shkodranë (besoj dhe më gjërë) e prekin atë çdo ditë teksa rrinë dyerve të spitaleve e shumë herë detyrohen t'i drejtohen spitaleve private për të marrë shërbime shëndetësore apo të blejnë ilaçe në farmacitë afër sepse spitalet kanë mungesë medikamentesh në magazinat e tyre.

Skaneri në spitalin Rajonal të Shkodrës ka dalë shumë herë jashtë funksionit, dhe janë dashur muaj të tërë (ndoshta edhe 1 vit i plotë) për t'a kthyer në funksion. 'Gojë të liga' thonë se bëhen marrëveshje të fshehta me spitalet private për të dërguar pacientët atje në këmbim të përqindjeve, por larg qoftë të besojmë se drejtuesit apo shefat rilindas të spitaleve të bëjnë marrëveshje të tilla në dëm të xhepit të qytetarëve për përfitime personale.

Sllogani #ShëndetësiaQëDuam po merr çdo ditë e më shumë 'teposhten' duke shpërfaqur propagandën e shëmtuar rilindase se spitalet shqiptare janë 'on top' me shërbimet dhe se s'kanë qënë ndonjëherë më mirë se sot.
Ndërkohë që ministra e ish ministra të shëndetësisë, propagandojnë me foto e video investime fasadë nëpër spitale, duhet të përqendrohen më shumë në mirëmbajtjen e pajisjeve në mënyrë që pacientët të mund të marrin shërbimin në spitalet e bashkive të tyre, pa patur nevojë t'i drejtohen Tiranës apo privatit.

Është e pafalshme që një spital rajonal, e aq më tepër spitali I kryeqendrës së Veriut të mos mund të ofrojë të gjitha llojet e shërbimeve, dhe situata bëhet edhe më e rëndë kur pajisjet ekzistojnë por nuk mirëmbahen apo riparohen në mënyrë që të jenë gjithmonë në shërbim të pacientëve.

Drejtoria e spitalit të Shkodrës duhet të marrë masa urgjente për riparimin e defektit të skanerit dhe t'i kthejë shërbimin shkodranëve e më gjërë për të mos i detyruar ata të sorollaten rrugëve me trafik apo të harxhojnë qindra mijëra lek për të marrë një shërbim i cili mund t'i ofrohet falas në spitalin shtetëror të tyre.", mbyll denoncimin e saj Shkreli.

Më të lexuarat