Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, është shprehur se liderët politikë të sotëm janë ata që kanë dominuar politikën shqiptare për 33 vitet e fundit.
Komentet Idrizi i bëri në një emision televiziv, ku komentoi gjetjet e sondazhit lidhur me pëlqyeshmërine i liderëve politik.
Ai shtoi gjithashtu se pëlqyeshmëria e liderëve shkon paralelisht me pëlqyeshmërinë për partitë politike që ata drejtojnë.
“Duket sikur nuk ka ndryshuar asgjë që nga 2021, që nga 2017. Në njëfarë kuptimi 51-52 % vërtitet PS dhe gjithë pjesa tjetër bashkë në ato shifra që krijohet ai ekuilibri.
Këtu ka një problematik shumë të madhe sipas meje, e para këtu janë ata lidera politikë që kanë dominuar jetën politike shqiptare prej 33 vitesh. Sigurisht që për të pasur një përqasje më të saktë për pëlyeshmërinë e tyre, do të ishte racionale të kuptoja përshembull që Edi Rama në raport me ekonominë, shëndetësinë, etj.
Këtu ka një antikap me demokracinë shqiptare dhe tranzicionin e tejzgjatur. Pra nga pikëpamja formale nuk më thonë gjë këto shifra, sepse edhe nga pikëpamja institucionale sheh fanellat e ekipeve. Pra pëlqyeshmëria e liderëve shkon paralel me partitë politike që ata drejtojnë”, tha Idrizi.